MENU
klinika

"Siç e parashikova"

Oriola Marashi ka disa vërejtje për protestën e djeshme

05.06.2020 - 13:09

Protesta e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” për të gjitha ato vajza që e kanë humbur fëmijërinë për shkak të abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike pati të pranishëm edhe shumë emra të botës së showbiz-it. Ndër ta ishte dhe modelja e famshme Oriola Marashi.

Disa ditë para protestës modelja “kërcënoi” se do merrej personalisht me ata që kishin ndarë foton e thirrjes për protestë në rrjete sociale, por s’do të ishin te pranishëm. E revoltuar ajo shkroi:

“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!”- shkruan ajo.

Në InstaStory ajo ka treguar çfarë ndodhi gjatë tubimit dhe sa krenare ishte për njerëzit e shumtë që ishin mbledhur për t’i treguar viktimave të këtyre akteve të turpshme, se nuk janë vetëm. Megjithatë kishte edhe disa vërejtje për personat që nuk ishin të pranishëm për të ngritur kokë, për të cilët tha se “ia shesin shpirtin djallit” për disa klikime më shumë.

“Ju thashë që do ju tregoja për protestën sot dhe siç e parashikova të gjithë ata që bënë si moralista dhe thanë “pse nuk dilni për hallet e popullit shqiptar” nuk ishin aty. E kuptoj që në mënyrë që pëlqehesh nga publiku apo për lajme disa persona online i shesin shpirtin djallit, por në fund veprat kanë rëndësi jo llafet e tepërta. E kuptoni vet ju. Por sot u tregua një edukatë dhe solidaritet i jashtëzakonshëm dhe mund të them se ishim më shumë se çe prisja. Jam krenare për këte gjë. Gjithsesi shihemi në protesta të tjera, herë tjetër hajdeni pa bodyguard se protesta miqësore ishte në mes të Tiranës aty ku zhvilloni aktivitetin dhe ju kemi parë përditë”- janë fjalë e Oriolës.

Protesta e pati nismën si pasojë e ngjarjes së tmerrshme që Abaz Doku, roja i një shkolle në Babrru përdhunoi për tri vite rresht një nxënëse 15-vjeçare që studionte po aty.

E gjithë Tirana u mbush me njerëz të pranishëm kryesisht të rinj, me pankarta nëpër duar duke dënuar ashpër këto veprime të pamoralshme.

Luana Vjollca rrëfe planet e saj të martesës

Dasmë tradicionale apo private?

Këngëtaret me të cilat nuk duhet të bashkëpunojë kurrë!

Profesionalizëm? Klea Huta ia ka bërë gati listën Elgitit

Lokalet e natës vijojnë të mbyllur

Elton Deda: Artistëve u mungon organizimi