MENU
klinika

Shumë e thjeshtë...

Parfumin, mund ta përgatisni vetë në shtëpi!

02.06.2020 - 16:53

Fillimisht, zgjidhni lulen tuaj të preferuar, e cila duhet të ketë një aromë të fortë. Lulet duhen mbledhur dy javë pasi ka rënë shi, kohë kur aroma e lules është më intensive.

Në një vazo qelqi, hidhni një kuti vazelinë të zakonshme dhe më pas shtoni vetëm lulet ose petalet e lules. Mbylleni hermetikisht dhe lëreni në një vend ku i bie dielli.

Çdo dy ditë përziheni mirë dhe vendosini sërish kapakun. Pas 21 ditësh do të shihni se lulet kanë lëshuar gjithë aromën dhe ngjyrën e tyre. Këtë masë kullojeni me një kullesë shumë të imët ose një nape të bardhë. Shtojini me një pikatore 2 pika alkool dhe hidheni në një shishe parfumi.

Sapo keni përftuar parfumin me bazë lulen tuaj më të dashur! Mund të eksperimentoni dhe të kombinoni më shumë sesa 2 lloje lulesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN