MENU
klinika

E pranishme dhe Rudina Hajdari

‘Për fëmijërinë e vjedhur’, protesta kundër përdhunimit!

04.06.2020 - 16:11

Ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe tre të rinjtë të tjerë në periferi të Tiranës, ka bërë që shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë t’i bashkohen thirrjes për tubimin paqësor kundër këtij fenomeni tepër të rëndë.

Në orën 16:00, para sheshit Nënë Tereza kanë qenë të shumtë qytetarët që janë mbledhur për të ngritur zërin e tyre dhe thënë stop dhunës dhe abuzimit. Mes tyre ishte edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila ka dënuar gjithashtu shumë ashpër këtë ngjarje të tmerrshme.

‘Për fëmijërinë e vjedhur’, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, ‘Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia’, ‘Mos përdhuno’ ishin disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar.

Ajo që bie në sy është se në marshimin kundër abuzimit dhe mbrojtjen e viktimave është prezenca  e lartë e burrave, duke treguar se në këtë luftë duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe për t’i thënë stop abuzimit, dhunës e përdhunimit dhe të gjithë duhet ta denoncojmë këtë fenomen dhe jo të heshtin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Propaganda e Ramës nuk e mbrojti dot viktimën e rojës maniak”

“Pse duhet një ministre që hesht?”, Vokshi për përdhunimin e 15-vjeçares


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!