MENU
klinika

Fushë-Arrëz

Përdhunohet vajza brenda komisariatit nga shefi i Postës

06.06.2020 - 07:23

Një tjetër skandal seksual ka shpërthyer në vend, pas abuzimit seksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

Shefi i Postës së Policisë në Fushë-Arrëz është ndaluar këtë mbrëmje, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në vitin 2015, por është denoncuar së fundi nga vajza, në prani të një psikologu.

SHÇBA bën me dije se vajza kishte shkuar në komisariat për të denoncuar përdhunimin nga disa persona, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por ka rënë sërish pre e abuzimit seksual.

“Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Njoftimi i SHÇBA:

Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrëz, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Propaganda e Ramës nuk e mbrojti dot viktimën e rojës maniak”

“Pse duhet një ministre që hesht?”, Vokshi për përdhunimin e 15-vjeçares