MENU
klinika

Kërkon gjashtë leje të rrezikshme

Përdorues të Androidit, duhet ta fshihni urgjent këtë aplikacion!

06.06.2020 - 15:18

Nga Samsung në Google, telefonat inteligjentë Android janë disa nga pajisjet më të njohura të dorës në të gjithë botën. Por nëse keni një smartphone Android,do të duheti të rivlerësoni cilat aplikacione keni instaluar në pajisjen tuaj.

Ekspertët nga VPNPro, kanë paralajmëruar përdoruesit në lidhje me një program popullor për redaktimin e videove që përmban spiunë të rrezikshëm.

Aplikacioni, i quajtur VivaVideo, tashmë është shkarkuar të paktën 100 milion herë në Dyqanin Google Play.

Jan Youngren, një studiues në VPNPro, shpjegoi:

Ky aplikacion për redaktimin e videove kërkon një mori të lejeve të rrezikshme, përfshirë aftësinë për të lexuar dhe shkruar skedarë në disqet e jashtme, plus vendndodhjen specifike GPS të përdoruesit.

Në total, studiuesit zbuluan se VivaVideo kërkon gjashtë leje të rrezikshme, përfshirë leximin e gjendjes së telefonit, GPS, video dhe audio.

Bazuar në gjetjet, studiuesit po u kërkojnë përdoruesve të fshijnë sa më shpejt aplikacionin.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!