MENU
klinika

Pak para grumbullimit të ekipeve

Përkeqësohet situata në NBA, 4 lojtarë pozitivë

25.06.2020 - 11:43

Një muaj para rikthimit dhe dy javë para grumbullimit të skuadrave, situatë aspak optimiste në NBA. Tre basketbollistë të Sacramento Kings dhe një i Indiana Pacers kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, madje janë bërë të ditur edhe emrat.

Te skuadra e Sacramento kanë dalë pozitiv me koronavirus lojtarët Buddy Hield, Jabari Parker dhe Alex. Ndërsa te skuadra e Indiana ka rezultuar pozitiv basketbollisti Malcolm Brogdon. Të katërt këta lojtarë janë në karantinë.

Të katërt këta lojtarë kanë dalë pozitivë pas testeve që kanë kryer të gjitha ekipet, para fillimit të fazës përgatitore. Duke parë se ka ende një muaj kohë deri në rillimin e kampionatit (30 korrik), trajnerët shpresojnë t’i kenë lojtarët në Orlando, ku do të luhet pjesa e mbetur e sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulje rroge për lojtarët që s’duan të luajnë

Gjashtë fazat deri në rinisjen e NBA më 31 korrik