MENU
klinika

Lëvizjet në polici

Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit të qarkut të Korçës

19.06.2020 - 09:44

Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit te qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi por mësohet se Dervishaj ka qenë në këtë detyrë prej 1 viti e gjysmë. Kujtojmë se pak ditë më parë pati lëvizje të tjera në policia me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu. Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan. Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier. Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.