MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Prishtina e Ballkani s’i ndahen Dritës kryesuese

29.06.2020 - 21:14

Janë luajtur tri ndeshjet e tjera në Superligën e Kosovës. Ballkani merr një tjetër fitore dhe të mbajë akoma në diskutim fitimin e titullit kampion. Skuadra e Ismet Munishit fitoi me lehtësi ndaj modestëve të Vushtrrisë me rezultatin 3-1.

Për kuqezinjtë shënoi Daku, Baftiu dhe Prekazi, ndërsa Fazliu shënoi golin e nderit për Vushtrrinë. Gjilani dhe Llapi kanë dhuruar një ndeshje shumë të bukur, të përfunduar 2-2. Ky barazim peshon shumë te skuadra e Gentian Mezanit, duke u larguar me kreun e renditjes dhe nga pretendimet për titulliin.

Prishtina duket e vendosur për të qëndruar pas Dritës në renditje. Kryeqytetasit kanë mundur pa shumë histori Feronikelin, me Oto John, që është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës me golat e tij. Ish-sulmuesi i Skënderbetu ka gjetur golin e parë të sfidës në minutën e 11.

Rrjetën e tij e zhvlerësoi Dabiqaj i Feronikelit në të 13-n. Gjithsesi, Prishtina ka mundur të shënojë golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë e më pas edhe të tretin në minutën e 57’, duke vulosur fitoren.

SUPERLIGA E KOSOVËS, JAVA 27

Gjilani-Llapi 2-2

Veliu 15’ 41’/ Razak 22’, Progni 90+’

Ballkani-Vushtrria 3-1

Daku 13’, Baftiu (p) 20’, Prekazi 52’/ Fazliu 78’

Prishtina-Feronikeli 3-1

Oto John 11’, Mankenda 45+1’, Januzi 57’/ Dabiqaj 13’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN