Ditën e sotme “Djemtë e Labërisë” kanë zhvilluar një protestë përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Protestuesit kanë kërkuar largimin e konsullit grek që ndodhet në këtë qytet, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Ndërkohë ata shprehen se ishte e padrejtë djegja e flamurit shqiptar në Sarandë.
Për këtë protestë ata bënë dhe një kërkesë në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, por nuk kanë marrë një miratim për shkak të pandemisë. Për këtë arsye gjatë protestës janë shoqëruar 11 persona.
“Unë vij nga Vushtria, i kemi ardhur për të protestuar për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Vëllezërit dhe motrat tona në Greqi nuk gëzojnë të drejtat në atë vend, që është një shtet i BE-së. Grekët në Shqipëri gëzojmë të gjitha të drejtat. Po na çojnë në komisariat për shkak të pandemisë”, tha një protestuese nga Kosova.
Ndërsa një student i cili është shoqëruar në polici u shpreh se nuk do të tolerojnë që të ulet flamuri kombëtar.
“Jam në DVP në Gjirokastër ku edhe jemi arrestuar. Na kanë ndaluar pa një objekt konkret por nga një urdhër i marrë nga konsulli grek. Jam i arrestuar tani. Vazhdon shoqërimi i i të arrestuarve deri tani. Ta harrojë Greqia se mundet me na ulë ne. Nuk mund ta ulë kush flamurin kombëtar.” tha ai.
Kjo protestë vjen pas një video së publikuar nga minoritet grek në Sarandë, ku shfaqet duke u djegur flamuri shqiptar. Ky veprim i bë nga Manolis Vito, minoritar grek nga fshati i Finiqit