MENU
klinika

Pas 74 vjetësh...

Pse po merr fund… aleanca Evropë-Amerikë?

18.06.2020 - 08:56

JOHN WALCOTT

Kur Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas sugjeroi gjatë një video-konferencë të 15 qershorit midis 28 diplomatëve të Bashkimit Evropian dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo që SHBA dhe Evropa duhet t’i nxisnin Izraelin dhe Palestinezët të rinisnin bisedimet e paqes, Pompeo as pranoi e as refuzoi propozimin.

E njëjta gjë ishte e vërtetë për pothuajse çdo çështje tjetër në axhendën e thirrjes 90-minutëshe, sipas zyrtarëve amerikanë dhe evropianë të njohur me seancën, të cilët thanë se takimi zhgënjyes ishte simptomatik i erozionit të aleancës transatlantike 74-vjeçare që kur Presidenti Donald Trump erdhi në detyrë.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, SHBA dhe aleatët evropianë janë bashkuar për bashkëpunim dhe demokraci.

Tani, në më pak se katër vjet të Amerikës së Trump, aleatët nuk janë më dakord për disa çështje që kërkojnë një përgjigje urgjente dhe të unifikuar, duke filluar nga Kina dhe koronavirusi deri në Lindjen e Mesme, kontrolli i armëve dhe tregtia.

“Marrëdhëniet BE-SHBA nuk ekzistojnë më, “thotë Heather Conley nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

US to consult with NATO allies on future plans for American troops ...

Në të vërtetë, ishte Trump ai që vendosi për takimin, duke befasuar aleatët evropianë, sepse takimi filloi me planin e tij për të zvogëluar numrin e trupave amerikane në Gjermani. Trump tha se ai ishte duke e bërë shkurtimin sepse Gjermania nuk po paguan pjesën e duhur të kostove evropiane të mbrojtjes.

Zyrtarët evropianë të mbrojtjes reaguan menjëherë kundër masës.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha në një konferencë në Berlin të nesërmen se prania ushtarake amerikane në vendin e saj ndihmoi në ruajtjen e paqes në Evropë gjatë gjithë Luftës së Ftohtë dhe vuri në dukje se forcat gjermane kanë shërbyer përkrah amerikanëve në Afganistan.

Në një referencë të dukshme për ankesat e përsëritura të Trumpit se Gjermania nuk ka arritur të përmbushë objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s prej 2% të PBB-së së saj, ajo shtoi: “NATO nuk është një organizatë tregtare, dhe siguria nuk është një mall.”

Por masa e presidentit ishte më pak e lidhur me kontributet e Gjermanisë në NATO sesa hakmarrjen ndaj Merkelit për refuzimin e disa ditëve më parë për të marrë pjesë në samitin ekonomik të G-7 të këtij viti që Trump po pret.

“Këtu kemi një shembull tjetër të armiqësisë personale të Trumpit, të cilat vihen para interesave të SHBA”, tha Andrea Kendall-Taylor, një ish-analist i inteligjencës amerikane. “Tërheqja e paralajmëruar e trupave shton një burim tjetër tensioni në marrëdhënie”.

SHBA dhe aleatët e saj evropian bien dakord që Kina paraqet një kërcënim. “Rritja e Kinës po zhvendos rrënjësisht ekuilibrin global të fuqisë, nxit garën për epërsi ekonomike dhe teknologjike, shumëfishon kërcënimet për shoqëritë e hapura dhe liritë individuale, dhe rrit konkurrencën mbi vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetës,” tha Sekretari i NATO-s Gjenerali Jens Stoltenberg në një fjalim të 8 qershorit në një konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump is wrecking America's 70-year alliance with Europe

Por deri më tani aleatët kanë marrë qasje dukshëm të ndryshme në përpjekjen për të fituar atë garë.

SHBA ka bindur disa alaeatë se infrastruktura e komunikimit të Huawei 5G dhe teknologji të tjera kineze paraqesin rreziqe të sigurisë. Por kombet evropiane vazhdojnë të mbështeten në traktatet e tregtisë dhe organizatat ndërkombëtare, të tilla si Organizata Botërore e Tregtisë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, që Shtetet e Bashkuara i ka nënshkruar, të përpiqen të menaxhojnë ngritjen dhe ambiciet e Kinës.

Video konferenca e Sh.B.A-BE nuk bëri asgjë për të krijuar një marrëveshje se si t’i përgjigjet Kinës, ose një mori çështjesh të tjera që kërkojnë unitet transatlantik.

Zyrtarët evropianë gjithashtu janë mashtruar nga vendimet e administratës Trump për të braktisur “Traktatin e Qiejve të Hapur’.

Marrëveshja e vetme që konferenca 90-minutëshe prodhoi, e pranuan shumë zyrtarë, ishte ajo që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus e quajti “vendosmëri të përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe insistimin që Rusia të ndalojë veprimet e saj agresive në rajonin Donbas” të Ukrainës lindore.

Erozioni i bashkëpunimit transatlantik mund të reyultojë i kushtueshëm, pasi shumëfishohen kërcënimet e reja globale, siç janë pandemitë aktuale dhe të ardhshme, ndryshimet klimatike, krimi në internet dhe konkurrenca ekonomike.

“Sfidat me të cilat përballemi gjatë dekadës tjetër janë më të mëdha se çdokush prej nesh dhe askush nuk mund t’i zgjidhë vetëm,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në 8 qershor.

“As Evropa, as Amerika vetëm. Kështu që ne duhet t’i rezistojmë tundimit të zgjidhjeve kombëtare. “

Përkthyer dhe përshtatur nga The Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN