MENU
klinika

Historia e "pasluftës"

Vendimet e Evropës/Pse kanë rëndësi më shumë se kurrë?

21.06.2020 - 14:59

Presidentët dhe kryeministrat nga 27 vendet e BE u takuan të premten për të diskutuar hapat e ardhshëm për një fond të propozuar të rimëkëmbjes evropiane për t’iu përgjigjur krizës së koronës dhe një buxheti të ri afatgjatë të BE për vitet 2020.

Edhe pse këto çështje janë kryesisht me natyrë ekonomike, ato përfaqësojnë atë që mund të bëhet një gur i rëndësishëm politik në historinë e pasluftës së integrimeve evropiane.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian zbuloi planin për rikuperimin pas pandemisë në të gjithë kontinentin me një plan të propozuar stimulues prej 750 trilionë eurosh. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen pohoi “ky është momenti i Evropës”.

Megjithatë, pandemia e ka tronditur shumë Evropën. Kjo nuk ilustrohet vetëm nga numri i madh i vdekjeve, por edhe ndikimi ekonomik.

Banka Qendrore Evropiane parashikon një rënie me 15 përqind të PBB-së në zonën e monedhës së vetme në tremujorin e dytë,.

Pandemia ka nxjerrë edhe një herë në pah dobësitë e bllokut që në dekadën e kaluar janë nxitur nga kriza e eurozonës, një fluks i migrantëve dhe euroskepticizmi në rritje, përfshirë Brexit.

Duke vepruar kështu, janë thelluar edhe më shumë ndarjet midis disa shteteve veriore dhe jugore.

Katër kursimtarët e Evropës

Në veçanti, ekzistojnë midis Spanjës dhe Italisë, të prekurat më shumë nga kriza, në një pol. Kundrejt të ashtuquajturës “katër kursimtarët”, Hollanda, Finlanda, Danimarka dhe Austria, që priren të jenë më konservator fiskalisht.

Komisioni propozon që 750 miliardë euro të ndahen në 500 miliardë euro për vendet si grante, me 250 miliardët e mbetur në dispozicion si kredi.

Megjithatë, ka ende vështirësi, pasi qeveritë kombëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni do të negociojnë jo vetëm për buxhetin e përgjithshëm të planit, por edhe sa do të jepen me grante (të favorizuara nga Italia dhe Spanja) apo kreditë.

Nëse projekti ambicioz i Komisionit ratifikohet përfundimisht në javët në vijim, ai mund të dëshmojë një moment historik në historinë e pasluftës së integrimit evropian.

Madje flitet për një “moment të Hamiltonit” për Brukselin në lidhje me Alexander Hamilton, Sekretarin e Thesarit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sapokrijuar, i cili e bindi Kongresin në 1790 për përfitimet e një borxhi të përbashkët.

Ky moment nxjerr në pah jo vetëm streset që koronavirusi i ka sjellë kontinentit, por edhe Brexit duke pasur parasysh që Mbretëria e Bashkuar do të kishte qenë skeptike për këtë axhendë federale.

Megjithatë, zëri i Britanisë nuk dëgjohet më në debat.

Johnson dhe homologët e tij në BE u zotuan javën e kaluar që të dyfishojnë përpjekjet për të rënë dakord marrëveshjen më të gjerë të mundshme tregtare e cila më pas mund të ratifikohet brenda ose para dhjetorit.

Bisedimet e vazhdueshme të Brexit shërbyen si një paralajmërim të Premten për BE.

Si gjithmonë, me siguri do të jenë Franca dhe Gjermania, motorët tradicionale të integrimit evropian, që ka shumë të ngjarë të krijojnë një konsensus midis interesave konkurruese.

Pavarësisht nëse ata kanë sukses, apo jo, në javët e ardhshme do të ndikojnë jo vetëm në rimëkëmbjen ekonomike të kontinentit, por edhe potencialisht solidaritetin e tij shoqëror duke pasur parasysh që mbështetja për Brukselin në disa kombe jugore, si Italia, ka rënë duke pasur parasysh mungesën e mbështetjes nga partnerët e BE-së në fillim të krizës, për të cilën Von der Leyen ka kërkuar falje.

Në këtë udhëkryq potencialisht historik, ka të ngjarë që një numër në rritje i liderëve evropianë të ndiejnë presion në rritje jo vetëm për të biseduar, por edhe të ecin të vetëm, të përpiqen të nxisin rimëkëmbjen ekonomike dhe të rifitojnë besimin e publikut në të gjithë kontinentin.

Andrew Hammond është bashkëpunëtor në LSE IDEAS në Shkollën Ekonomike në Londër.

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s