MENU
klinika

"O të gjithë o asnjë"

Punonjëset protestojnë para Tatimeve për pagën e luftës

08.06.2020 - 08:49

Rreth 132 punonjëse të fasonerie në fshatin Fllakë të Durrësit kanë dalë në proetstë.

Ato janë mbledhur para Drejtorisë së Tatimeve në Durrës dhe kërkojnë pagën e luftës.

Kërkesa e punonjësve është që të gjitha ta marrin pagëne luftës dhe jo vetë një pjesë e tyre.

”Ne kërkojmë o të gjithë o asnjë, padrejtësi të tilla nuk mund të bëhen. Të larguarit që janë larguar për një javë dhe janë rikthyer përsëri në punë ose kanë punuar diku tjetër dhe të marrin 400 mijë lek, kjo nuk është e drejtë. O të gjithë o asnjë”, shprehen ata.