MENU
klinika

Bashkëpunim për krizat ndërkombëtare

Putin-Macron, diskutime për situatën në Ballkan

27.06.2020 - 12:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës u zotuan se do të bashkëpunojnë më ngushtë për të trajtuar krizat ndërkombëtare.

Putin tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.

Siç bëhet e ditur, numri një i Kremlinit ftoi kreun e Elizesë për një vizitë në rusi dhe ky i fundit e pranoi ftesën. Sipas një zyrtari francez, të cituar nga AFP, vizita mund të zhvillohet para fundit të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse janë tensionuar marrëdhëniet?

“Muaji i mjaltit” i Putinit dhe Erdoganit mbaroi!