MENU
klinika

"Po i hap rrugë Thaçit për marrëveshje me Serbinë"

Reagon VV pas vendimit të Qeverisë Hoti për reciprocitetin

06.06.2020 - 10:18

Pas vendimit të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, për heqje të masave të reciprocitetit kundër Serbisë, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosjes.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se një vendim i tillë është heqje dorë nga sovraniteti i Kosovës.

Sipas saj, qeveria Hoti po i hap rrugë presidentit Thaçi për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

“Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti. Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!”, ka shkruar Haxhiu./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN