MENU
klinika

Situatë e nxehtë politike

Reforma/ Intensifikohen takimet, Kryemadhi dhe Idrizi zbarkojnë në zyrën e …

05.06.2020 - 11:00

Reforma Zgjedhore mbetet tema e nxehtë e ditëve të fundit, ku akoma nuk ka një marrëveshje të përbashkët. Takime të shumta mes ambasadorëve ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të forcave politike në vendin tonë.

Pas takimit të Ilir Metës me ambasadoren Yuri Kim, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë nisur një tjetër takim në selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi ka në fokus zhvillimet politike, ndërkohë që ende nuk ka një kompromis për reformën zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare.

Dakordësia nuk është gjetur ende për depolitizimin e administratës zgjedhore.