MENU
klinika

Kim: Topi është në fushën e Bashës

Reforma zgjedhore, Soreca mbledh për 60 minuta në zyrë ambasadorët

04.06.2020 - 11:21

Ka zgjatur rreth 60 minuta mbledhja e ambasadorëve në zyrën e Delegacionit të Bashkimit Europian, mesditën e 4 qershorit 2020 (Ora 11:00- 12:00).

Në mbledhje janë Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe si dhe përfaqësuesit e ODIHR.

Zhvillimet vijnë pas negociatave maratonë për reformën zgjedhore që ende nuk janë finalizuar me një marrëveshje.

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë.

Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.

Yuri Kim: “Ishte një ditë e gjatë. 9 orë dje dhe bëmë shumë progres. Kishim 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për Shqipërinë, çdo pale dhe partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar do fitojë më shumë. Çdo palë dhe çdo parti dha dhe më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka provilegje dhe ata do të jepnin më shumë. Dhe ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë.”

”Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje që e fut Shqipërinë në një rrugë drejt BE. Realizuam masat që kërkoi ODIHR. Bëmë disa hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR, por që mund ta shtyjnë përpara Shqipërinë. Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij”.

Në përgjigje, kryetari i PD-së Lulzim Basha garantoi se do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Lulzim Basha: ”Është bërë progres drejt dakordësisë për administrim zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.