14.06.2020 - 15:28
Vijon të mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 raste të reja.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë, ku tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4057, prej të cilëve 1710 janë shëruar kurse 188 pacientë kanë ndërruar jetë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Maqedonia e Veriut paralizohet nga COVID-19”
DW: Shpërthen vala e re e virusit, ndalime masive të lëvizjes
Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?