MENU
klinika

Moto GP

Rikuperohet Dovizioso, gati për garën e parë

30.06.2020 - 15:13

Andrea Dovizioso do të jetë i gatshëm për garën hapëse të sezonit të MotoGP, që do të mbahet në Jerez më 19 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga skuderia Ducati, që konfirmon se piloti italian ka lënë pas dëmtimin në shpatullën e tij të majtë dhe tashmë ka nisur terapinë intensive për tu rikuperuar.

“Andrea Dovizioso iu nënshtrua një operacioni të sukseshëm në shpatull. Ai do të fillojë rehabilitimin menjëherë dhe do të marrë pjesë në garën hapëse të sezonit të Moto GP në Jerez më 19 korrik 2020″ – thuhet në njoftimin e Ducati.

andrea dovizioso
andrea dovizioso

Me pamundësinë për të testuar motorrin në pistat e Moto GP, Doviziosi garoi në motokrosin italian, ku pësoi aksidentin me pasojë thyerje të kockave në shpatull. Tri herë nënkampioni i botës në Moto GP është futur në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me skuderinë, Ducati dhe gjasat janë që 32-vjeçari të vijojë ende në drejtimin e tij.

Dovizioso shihet si pretendent kryesor për të rivalizuar për titullin kampion këtë edicion dhe mungesa e tij do të penalizonte mbarëvajtjen dhe do të prishte në një farë mënyrë garën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm ferrotat 10 mijë euro

Kostot e një aksidenti në Moto GP