MENU
klinika

Superliga, Java 23

Rinis futbolli kosovar, Drita merr kreun

06.06.2020 - 17:10

Ka rifilluar edhe futbolli Kosovar pas 3 muajsh ndërprerje. Drita e Gjilanit mori një fitore minimale 1-0 kundër Flamurtarit në ndeshjen e parë, duke marrë kështu, të paktën përkohësisht, kreun e renditjes.

Drita tani ka dy pikë para Ballkanit, që megjithatë mund ta rimarrë kreun e tabelës të dielën, kur do ta zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Drenicës, në Suharekë.

Fitoren dhe tri pikët e kësaj ndeshjeje Drita i mori falë golit të shënuar nga Astrit Fazliu në minutën e 26-të të ndeshjes, i cili përfitoi nga asisti i Xhevdet Shabani.

Ndërsa pas barazimit me rezultat 0-0 kundër Ballkanit në mesjavë, në kuadër të Kupës së Kosovës, kampioni në fuqi, Feronikeli, arriti të marrë fitore me rezultat 3-1 sot në Drenas kundër Vushtrrisë, që rrezikon të bjerë nga liga në fund të sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarizimi i kampionëve të Kosovës

Drita zgjedh trajnerin e njohur shqiptar