MENU
klinika

Shkarkohet Entela Shedula

Rinis Vettingu, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Kavajës

04.06.2020 - 08:23

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

KPK ka shkarkuar nga detyra Kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedulën.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, kanë vendosur se Shedula nuk mund të vazhdojë të jetë më në krye të Gjykatës së Kavajës.

Sipas KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë, ndërsa në vitin 2017 kjo gjyqatre është akuzuar se ka ndërtuar pa leje një kat në vilën luksoze të familjes.

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave.