MENU
klinika

"Do mbyllin tregun dhe lagjet përreth"

Rishfaqet COVID-19 në një treg të Pekinit, frikë për shpërthimin e një vale të dytë

15.06.2020 - 07:07

Një zonë e kryeqytetit kinez është vënë nën masa të rrepta pas rishfaqjes së rasteve të reja me COVID-19. Përhapja e virusit ka qenë e lidhur me tregun më të madh të qytetit.

Një total prej 45 persona nga 517 testuar në tregun Xinfadi, rezultuan pozitiv me COVID-19. Këto janë rastet e para të reja të konfirmuara në Pekin për më shumë se 50 ditë.

Tregu Xinfadi në rrethin jug-perëndimor të Fengtait u mbyll në orët e para të së shtunës, pasi dy burra që kishin vizituar kohëve të fundit tregun u raportuan se ishin me COVID-19.

“Në përputhje me parimin e vendosjes së masave të sigurisë për shëndetin, ne kemi marr vendim që ta mbyllim tregun Xinfadi dhe lagjet përreth”, tha Chu Junwei, një zyrtar i rrethit.

Qindra policë kanë hyrë në hapësirën ku tashmë është mbyllur. Po ashtu, transporti lokal është ndërprerë dhe shkollat janë mbyllur.

Tani ka frikë të shpërthimit të një vale të dytë të COVID-19 në Pekin.

Zyrtarët kinezë nuk janë të sigurt se si tregu i madh me shumicë Xinfandi, është bërë burimi i një shpërthimi të ri të virusit COVID-19.

Në muajt e fundit strategjia e qeverisë kineze ka qenë të izolojë plotësisht çdo qytet apo vend ku është shfaqur COVID-19. Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 4,600 njerëz në Kinë kanë humbur jetën nga virusi COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

CNBC/ "Ka çfarë t'i mësojë botës!"

Kina ka një plan për tregjet ‘e trazuar’ globale!?