MENU
klinika

Konfirmohen 4 raste të reja

Rritet numri i të infektuarve në Pogradec

21.06.2020 - 09:06

Pogradec tashmë është bërë pjesë e hartës Covid në vendin tonë.

Bëhet me dije se katër raste të reja ke Covid 19, janë konfirmuar në këtë qytet.

Ndër të tjera mësohet se rastet e reja janë të gjithë persona kontakti të rasteve të para.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 53 raste të reja duke e çuar në 1891 numrin e përgjithshëm të infektuarve, mes të cilëve 43 kanë humbur jetën.