MENU
klinika

Diskutohet për forcim të masave

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi

09.06.2020 - 09:33

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi, ndërsa brenda 24 orësh u regjistruan 97 raste të reja. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 183 viktimat, pasi një 79-vjeçare në Alexandrupolis humbi jetën natës.

Ndërkohë, shtimi i rasteve në fjalë ka rikthyer sërish frikën për ‘shpërthimin’ e një valë të COVID-19, ndërkohë që po diskutohet forcimi i masave dhe vendosja e karantinës lokale.

Aktualisht në Greqi, numri i të infektuarve në total me koronavirus ka shkuar në 3049.