MENU
klinika

Reagon Presidenca

Ruçi i kërkoi Metës kandidaturat në tavolinë për kreun e KLSH-së

02.06.2020 - 11:26

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i është drejtuar me një letër presidentit Ilir Meta. Në letër Ruçi i ka kërkuar Metës propozimin për kreun e KLSH. Menjëherë ka ardhur reagimi i Tedi Blushit, zëdhënësit të presidentit Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

kolana e librave

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, shkruan zëdhënësi i Metës.