MENU
klinika

Ndalojani fëmijëve ushqimet me ngjyra

Sa të rrezikshëm janë ngjyruesit artificialë?

04.06.2020 - 10:39

Ngjyrosja e ushqimit dhe ngjyruesit ushqimorë janë përdorur gjatë gjithë historisë së njerëzimit, megjithëse deri vonë shumica e ngjyruesve ishin natyrale dhe nuk përfshinin ngjyruesit artificial që përdoren sot.

Për shembull, shafrani është një ngjyrues natyral që është përdorur për të shtuar ngjyrën e verdhë në ushqime që nga koha e Perandorisë Romake.

Sot ndodh shpesh të mendojmë për ngjyrosjen e ushqimeve të ndryshme, sidomos ushqimeve të fëmijëve për t’i bërë sa më tërheqëse dhe argëtuese për ta.

Por sa të sigurt janë ngjyruesit artificialë të ushqimit për fëmijët?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se janë mjaft të sigurta dhe i lejon të përdoren.

Por studimet kërkimore mbi ngjyruesit e ushqimit kanë gjetur lidhje me hiperaktivitetin tek fëmijët .

Një studim hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar që u botua në revistën “Lancet” , konkludoi në rritje të vogla të hiperaktivitetit në një grup 3-vjeçarësh dhe një grup tjetër të moshave 8- 9-vjeç, pasi kishin konsumuar ushqime me ngjyrues artificial dhe  pije me konservues ushqimor.

Megjithatë sipas studimeve të FDA nuk është vërtetuar se ka lidhje mes hiperaktivitetit të fëmijëve dhe ngjyruesve artificialë.

Edhe pse akoma ka polemika midis studimeve të ndryshme nëse vini re se fëmija juaj ka probleme me sjelljen apo reaksione të tjera atëherë shmangini sa më shumë  ngjyruesit artificialë.

 

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”