MENU
klinika

Qytetarët: Bllokimi është goditje për biznesin

Sarandë/ Protestë paqësore për hapjen e bulevardit

01.06.2020 - 10:49

Biznesmenë dhe qytetarë në Sarandë janë mbledhur për të organizuar një protestë për të hapur Bulevardin gjatë sezonit veror edhe pse një nga masat akoma në fuqi është ndalimi i tubimeve në vend për shkak të përhapjes së COVID-19.

Qytetarët i kanë bërë apel qeverisë dhe bashkisë së Sarandës që punimet të shpejtojnë dhe deri më 15 qershor kur është vënë afati të paktën të hapet një pjesë.

Ata janë shprehur se kompania që po merret me punimet është vonuar shumë duke mos respektuar afatin kohor, pasi kjo do të sjellë probleme me turizmin dhe kjo godet drejtpërdrejt biznesmenët në Sarandë.

“Jemi mbledhur sot për të organizuar një protestë të vogël simbolike për problemin e turizmit,në emër të biznesit dhe qytetarisë i bëjmë apel qeverisë dhe bashkisë së Sarandës që të mbajnë premtimet. Bulevardi na është premtuar i kalueshëm më 15 qershor, bllokimi është një goditje për biznesin e Sarandës. Me turizmin ushqehet 80% e saj, firma nuk ka respektuar orarin e saj. Nëse kjo të vazhdojë nuk do të paguajmë taksa . Kërkojmë që më 15 qershor të jetë e hapur në mos e gjitha pjesërisht deri tek shkallët përballë karburanit”, është shprehur një prej protestuesve i quajtur Armando Magllara.

Kurse një kushiniere tha se është pa punë , prej virusit dhe situatës së rrugës, duke shtuar se bulevardi është vonuar shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryetari i bashkisë i pret në zyrë

Tregtarët e tregut industrial në Berat në protestë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë