16.06.2020 - 07:53
COVID-19 vazhdon të përhapet me shpejtësi.
Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë.
Burime bëjne me dije se rastet e reja janë kontakte të personave të infektuar më herët.
Ndërkohë mësohet se ka rezultuar pozitive edhe një e moshuar nga fshati Peshtan i Madh në Fierit.
Kjo e fundit ishte e shtruar në spitalin e Fierit, ku aty rezultoi e infektuar. Ajo është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se janë konfirmuar 69 raste të reja.
Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe në total janë infektuar 1590 qytetarë.