30.06.2020 - 07:13
Maqedonia e Veriut vuan ende valën e ‘dytë’ nga COVID-19 duke regjistruar edhe dje dy rekorde, njëri negativ dhe tjetri pozitiv.
12 viktima shënoi dje Maqedonia e Veriut, si asnjëherë më parë brenda 1 dite.
Teksa rekordi pozitiv është se në 24 orët e fundit 112 pacientë u shëruan plotësisht nga COVID-19.
Ndërkohë sa i përket të infektuarve, numri i rasteve aktive është 3 mijë e 484 teksa numri pritet të shtohet, por autoritetet maqedonase nuk kthehen pas por vijojnë me masat lehtësuese dhe rihapje graduale.