MENU
klinika

Covid-19, 5G, apo "virusi i mashtrimit"?

Shkencëtarët: Lexoni shumë, por besoni pak!..

14.06.2020 - 15:49

         Teksa qeveritë luftojnë për të frenuar transmetimin e covid-19, janë gjithashtu në luftë me ndalimin përhapjes së dezinformimit në internet, për situatën.

Pandemia ka rezultuar në përhapjen e shpejtë të teorive të komplotit që paraqesin rrezik për shëndetin publik, një rritje të urrejtjes antiaziatike në internet, si dhe përhapjen e lajmeve të rreme, sipas NewScientist

Pjesa më e madhe e këtyre lajmeve në rrjet rreth koronavirusit, po shpërndahen nga faqet që kanë mbështetur teoritë e komplotit për tema të tjera, siç janë vaksinat dhe sulmet e 11 shtatorit, – thotë John Gregory i “NewsGuard”, një firmë që vlerëson besueshmërinë e lajmeve dhe faqeve të informacionit. Firma, fillimisht vuri re një rritje të dezinformatave mbi covid-19, gjatë javës së fundit të janarit, pasi virusi filloi të mbulohet gjerësisht në emisionet e lajmeve.

“Pjesa më e madhe e faqeve që ne kemi identifikuar, për shkëmbimin e dezinformatave mbi koronavirusin dhe pandeminë, janë sitet që ne i kishim vlerësuar tashmë, si jo të besueshme” – thotë Gregory.

Në Evropë, firma identifikoi 36 faqe në Facebook, që i konsideronte “superpërhapëset” e dezinformimit mbi koronavirusin, që së bashku, kishin më shumë se 13 milion përdorues. “Vëllimi është i pashembullt” – thotë Gregory.

Disa faqe, po e përdorin covid-19, si një mënyrë të re për të përhapur lajme,- thotë Gregory. Për shembull, faqet e komplotit që kishin pohuar në mënyrë të rreme, se sinjalet 5G shkaktojnë kancer, që atëherë kanë nisur të lidhin 5G me pandeminë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Kate Daunt në Universitetin e Cardiffit dhe kolegët e saj, anketuan më shumë se 700 vetë, mes 21 marsit dhe 5 prillit dhe zbuluan se, 51 për qind e të anketuarve kishin parë informacione të rreme rreth koronavirusit, gjatë muajit të kaluar.

Në mesin e grupit që raportoi se nuk kishin parë ndonjë lajm të tillë në lidhje me covid-19, studiuesit zbuluan se 41 për qind, nuk i kontrollonin kurrë lajmet për vërtetësinë e tyre, para se t’i ndanin ato me të tjerët. “Këta individë, janë më pak të informuar dhe mund të lexojnë informacion të rremë, por pa e kuptuar këtë,” – thotë Daunt.

Nuk janë thjesht, lajme të rreme që po përhapen në internet. Srijan Kumar, pranë Institutit të Teknologjisë së Georgias në Atlanta dhe kolegët e tij, vunë re rritjen e gjuhës së urrejtjes ndaj popullit aziatike në Twitter, duke analizuar gati 31 milion postime në këtë platformë, lidhur me covid-19.

Ata e përkufizuan këtë mënyrë reagimi, si çdo postim që ishte abuziv ose poshtërues ndaj një individi ose grupeve të njerëzve aziatikë, apo që i fajësonin ata për krijimin, përhapjen ose keqinterpretimin e covid-19.

Ekipi identifikoi afërsisht 3 për qind – ose 891,000 postime – si gjuhë urrejtjeje dhe 10 për qind e tyre, u postuan nga bot-et në internet. Ai gjithashtu, zbuloi se rreth 200,000 postime ishin kundër – urrejtes, domethënë ata kritikonin në mënyrë aktive, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes ose mbështesin, apo mbronin popullin aziatik.

Gjuha e urrejtjes, si virusi, duket se është ngjitëse. Edhe duke marrë parasysh faktin se, njerëzit kanë tendencë të ndjekin të tjerët me pikëpamje të ngjashme, përdoruesit që panë gjuhë urrejtjeje antiaziatike të postuar nga dikush që e ndiqnin, kishin pesë herë më shumë të ngjarë të hidhnin më shumë postime të tilla.

Në të kundërt, studiuesit zbuluan se postimet kundër kësaj gjuhe, dekurajuan të tjerët që të hidhnin mesazhë të ngjashme. Kjo sugjeron që platformat e mediave sociale, duhet të marrin masa për të zvogëluar ekspozimin e përdoruesve ndaj përmbajtjes së urrejtjes, – shprehet, Kumar. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjuhën e urrejtjes në internet,” – thotë ai. “Është gjithashtu, mënyra sesi njerëzit ndikohen në botën reale.”

Mashtrimet

Pandemia e fundit, gjithashtu, ka shtuar mashtrimin në rrjet. Në prill, rregullatori i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar Ofcom paralajmëroi për thirrje telefonike dhe tekste nga mashtrues që hiqeshin si qeveri, agjensi shëndetësore publike, madje edhe vetë Ofcom.

Mesazhet me tekst, shpesh imitojnë formulimet zyrtare, të tilla, si kërkimi i parave përmes gjobave të rreme, për gjoja shkelje të rregullave të bllokimit. Telefonuesit janë paraqitur si punonjës shëndetësie ose gjurmues të kontaktit, duke ofruar teste dhe trajtime.

Deri më 29 maj, gati 4.7 milion stërlina ishin humbur prej këtyre lloj mashtrimeve, në të gjithë vendin dhe më shumë se 2,000 vetë ishin bërë pre e mashtrimit, sipas ActionFraud – qendra e raportimit në Mbretërinë e Bashkuar, për mashtrime dhe krime në internet.

Qendra, gjithashtu, kishte marrë më shumë se 11,200 raportime mbi e-maile false lidhur me koronavirusin, që kërkojnë të vjedhin informacionin personal të përdoruesit.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar, ka vërejtur një rritje në faqet e internetit, të mashtrimeve që shesin teste të rreme, maska për fytyrën dhe vaksina.

Kështu, nisi një shërbim raportimi për postën elektronike të dyshimtë, më 21 prill, duke marrë më shumë se 600,000 ankesa në pak më shumë, se pesë javë.

Kriminelët në internet, po përfitojnë nga frika e njerëzve për shëndetin, – thotë Jake Moore, në firmën e sigurisë në internet ESET. “Të rënë në panik, [njerëzit] po japin shumë informacione për të cilat, ata ndoshta do të mendoheshin dy herë, në një tjetër situatë,” – thotë ai.

Moore, thotë se, mashtrimet në lidhje me koronavirusin, kanë ndjekur tendencat në lajme. Një shqetësim aktual, ka të bëjë me ato rreth aplikacionit të gjurmimit të kontakteve në Mbretërinë e Bashkuar, ku njerëzit marrin tekste ose e-maile false, nga adresa në dukje, shumë pak të ndryshme nga ato zyrtare. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Makth... çlirim!

“Bota nën Covid-19”

Parashikimi i shkencëtarëve kinezë

“COVID-19 mund të kthehet si grip sezonal”

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë...

“Covid-19 u kthye sërish në lajm të parë”

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”