MENU
klinika

Dy të moshuar ndërruan jetë mbrëmjen e kaluar

Shkon në 177 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi

01.06.2020 - 08:20

Ka shkuar në 177 viktima bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit. Dy viktimat e fundit ishin edhe të fundit për muajin maj pasi vdiqën në orët e vona të 31 majit.

Saktësisht një 66- vjeçar dhe një 87- vjeçar, të dy në Athinë por në spitale të ndryshme “Sotiria” dhe ”Nimitsis” ndërruan jetë pasi humbën betejën me COVID-19.

Ditën e kaluar Greqia pësoi një rënie të madhe të rasteve pasi shënoi vetëm 2 të infektuar.