MENU
klinika

Ambasadorja amerikane tregon 3 shqetësimet e saj

“Shqiptarët, nuk duan fajësime, por propozime konkrete!”

29.06.2020 - 10:34

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare sot, duke i sfiduar, sic tha ajo, të punojnë së bashku për t’i dhënë mundësi popullit shqiptar të fitojë më shumë para dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për fëmijët.

Në fjalën e saj, ambasadorja përmendi tre shkaktarë të cilët ndikojnë që të mos ketë një klimë të mirë biznesi.

“Klima politike, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni, në këto tre prioritetet që unë kam në Shqipëri, secila prej tyre ndikohet nga korrupsioni.

Në vend të caktojmë kush e ka fajin për këto probleme shpresoj që të shikohet një zgjidhje praktike për të trajtuar këto cështje.

Jam kureshtare të di cili është vizioni i dhomës amerikane të tregtisë si janë propozimet konkrete si të lëvizim nga një situatë e vështirë të rrisim vende pune, këto janë pyetje gjithashtu për qeverinë.

Ju jeni ata që mbani celësin e kësaj pyetje e po ashtu edhe përgjigjet.

Pakët të bashkohen për të prodhuar zgjidhje e qasje proaktive.

Fakti që situata politike doli në krye të shqetësimeve tregon se shqiptarët janë të lodhur, duan zgjdihje e të mos vazhdojmë me një lojë me fajësime.

Njerëzit duan të shohin që udhqëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit, qeveria tu ofrojë një shans për të fituar më shumë para pa frikë e korrupsion për ti dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të mirë.

Sic thotë një shprehja, “batica i ngre të gjitha anijet” dhe ne duam ta shohim këtë në Shqipëri.

Ndaj ju sfidoj ta përdorni këtë raport të sotëm për të fituar njohuri për atë që si duhet të ecet para, populli do vizion e jo ofendime e ndarje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN