MENU
klinika

"Kanë nevojë të punojnë dhe jo të pushojnë"

Shqiptarët nuk ikin dot për pushime, më të varfrit në rajon

29.06.2020 - 13:49

64% e shqiptarëve nuk bëjnë dot as një javë pushime larg nga shtëpia.

Rezultatet kanë dalë nga një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal, i cili i nxjerr shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit.

Anketa është bërë edhe në 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Anketa gjithashtu tregonte se: 26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë; 16% e shqiptarëve janë në pamundësi për të paguar huanë.

Gati gjysma e shqiptarëve janë të privuar nga i ngrohti në banesë. Ekspertja e ekonomisë, Dorela Beqaj, e ftuar në një nga emisionet shqiptare, ku u shpreh se më shumë se frika nga koronavirusi faktor është se ata nuk kanë më para të kursyera pasi dhe ato pak kursime i kanë shpenzuar gjatë karantinës.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

“Tani shqiptarët më shumë se asnjëherë kanë nevojë të punojnë dhe jo të pushojnë” tha Beqaj. Sipas ekspertes së ekonomisë këtë vit pushimet e shqiptarëve do të jenë vetëm fundjavat.

Ndërkohë, pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon.

Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%).

Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


28% nuk paguajnë drita dhe ujë

Shqiptarët më të varfërit në rajon


Për shpëtimin e ekonomisë së Shqipërisë!

Projektimi i së ardhmes post-Covid bizneset dhe forcat politike

Nivelet më të larta të likuiditetit në rajon

Kreditë me probleme mund të rriten në tre valë!

Analizë/ Pse Europa është një hap para SHBA?

Kush po e përballon më mirë krizën ekonomike?

Propozimet e Raportit të Bankës Botërore për Shqipërinë

Si do t’i ruajnë kompanitë vendet e punës?

Shansi që po na vjen në derë!

Pandemia/ Punët që mund t’i marrim botës