MENU
klinika

I mbylli ditët e tij si aventurier

Shredinger dhe muza e tij inspiruese

02.06.2020 - 06:46

Ervin Shredinger, si përfaqësues tipik i kulturës së gjërë evropiane që lulëzoi në brigjet e Danubit, i përket një brezi të zhdukur nga pasojat e luftrave botërore dhe politikat ekstremiste të shekullit XX. Jetoi në Vjenën e Frojdit, Klimt, Shënbergut e Hitenshtejnit dhe në Berlinin e Man, Grosz e Brehtit. U ndriçua prej qartësisë së dritës që ata rrezatonin, por edhe u mbulua nën hijen e tyre. Si djal i vetëm i një familje në gjendje të mirë, u edukua me gjithë privilegjet që ofrojnë paraja e një mjedis kulturor. Ndërmjet mirëqenies fillestare dhe vështirësive që e pasuan, u formua një personalitet pasionant sa tërheqës aq edhe kontradiktor. Bashkëjetonin brenda tij, një venë rrebele, e shprehur kryesisht në lidhjet e tij sentimentale që delnin jashtë kornizave të ngushta të martesave borgjeze dhe një tjetër, më konservatore, e shprehur në politikë dhe shkencë.

Eshtë i shquar për gjerësinë e interesave dhe aftësinë e zhvillimit të tyre gjatë jetës. Kultura e tij, e ushqyer nga një kuriozitet që nuk përfshihej në caqet vetëm të shkencës, kishte një shtrirje të mahnitshme. Shrëdingeri ishte i aftë të shkruante një artikull mbi mekanikën kuantike e të kalonte me zhdërvjelltësi nga Principia e Njutonit në episodet e udhëtimeve të Darvinit me Beaglen e tij dhe të bënte një analizë të thelluar mbi evolucionin e poezisë së Luis Gongoras. Shfrytëzonte çdo mundësi për të frekuentuar teatrin, nuk ndërpriste kurrë leximin, në momentete lira pikturonte, bënte skulptura apo endëte qylyma. Qe gati duke e braktisur shkencën për t’ju përkushtuar filozofisë, ndërkohë që në një periudhë të caktuar zbuloi se një zë i brendshëm e thërriste drejt poezisë. Shkrimtari Stefan Zvajg shprehej se letërsia nuk do të humbëte gjë, në rast ndërrimi ideje për të mos u marrë më me poezinë dhe, ndonjëherë, e ngacmonte me cinizëm: “Shpresoj që në fizikë të bësh diçka më të mirë se poezitë”. Ndër pasionet që kultivoi, e vetmja e harruar dhe që meriton të përmendet, ka qenë muzika të cilën gati të gjithë fizikanët teorikë të kohës e praktikonin.

Ishte konferencjer fenomenal që dëfrehet duke bërë për vehte si femrat ashtu dhe dëgjuesit e leksioneve e konferencave. Kjo lloj magjie e personalitetit të tij, shpesh, i pat sjellë jashtë mase probleme, duke stimuluar një jetë të harbuar sentimentale që disa herë e kishte asfiksuar. Ka pasur tre vajza me tre femra të ndryshme e asnjera nga ato nuk ishte gruaja e deklaruar prej të cilës nuk u nda asnjëherë. Mbërritja e Shrëdingerit në Oksford, krah për krah me dy gra, bëri një bujë të madhe. Pavarësisht nga aventurat e panumurta dhe tërheqja shpirtërore që shoqëroi disa prej këtyre aventurave, profili i tij është larg të qënit feminist i pakorregjueshëm. Ka qenë më shumë një i dashuruar mbas dashurisë; dikush për të cilin euforia romantike transformohet në drogë, një stimul krijues me rol vendimtar në veprën e tij. Fundja, ai e konsideronte të tillë.

Studimet e para të Shrëdingerit kanë qenë thellësisht të kondicionuara nga çfarë ishin të interesuar mjeshtrat e tij të Vjenës. U specializua në korregjimin e gabimeve të tjerëve, më parë se të jepte ndonjë punim të tijin. Shumë prej artikujve i fillonte duke rimarrë trajtime të mëparshme, spjegon me mprehtësi e qartësi çdo gabim, për të dhënë pastaj spjegimet personale. Jepte përshtypjen e një studenti jashtëzakonisht të talentuar, por që nuk kishte gjetur ende as objektin e tij të studimit e as pozicionin e vet. Për Ajnshtajnin pati gjithmonë admirim të pakufi.

Veprën e tij më të rëndësishme, meknikën valore, e realizoi në moshën tridhjetenënt vjeçare, atëhere kur askush nuk e priste, bile as ai vetë, mbas një heshtje të gjatë dhe në një moshë kur shumica e shkencëtarëve janë në fundin e forcës së tyre krijuese. Ekuacioni i Shrëdingerit mbërriti në një kohë kur ndërmjet fizikanëve qe krijuar një farë dëshpërimi përballë koklavitjeve të rezultateve eksperimentale të cilat, teoricienët e fizikës, nuk arrinin t’i shkoqisnin. Shumë prej tyre duhet të kenë provuar të njëjtin dëshpërim të shprehur më 1925 nga austriaku Volfgang Pauli kur thotë: “Në këtë moment fizika rezulton krejtësisht e paqartë. Sido qoftë, për mua, është tepër e vështirë, do të isha më i kënaqur të mos kisha pasur të bëj me të”.

Ndërmjet motivit që shërben si nxitje drejt arritjes së një zbulimi dhe suksesit të këtij zbulimi, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë.

Mekanika valore e tij, lindi si një kundërvënie ndaj pretendimit të Verner Hajzenbergut se çdo imazh intuitiv nga bota e perceptueshme nuk është i vlefshëm në fushën e atomit. Shrëdingeri kërkoi, duke u bazuar mbi konceptimin valor dhe jo mbi thërrmijat, të krijojë një imazh të ri duke ruajtur kështu shpirtin klasik:

“Objektivi i kërkimeve në botën e atomit është që eksperienca e fituar në këtë fushë të futet në mënyrën e të menduarit të përditshëm”. Një qëllim, në realizimin e të cilit dështoi.

Ai nuk ka qenë themelues i ndonjë shkolle, por pati grumbulluar rreth vehtes një rreth njerëzish që e ndiqnin shembullin e tij, ishte autor i njerit prej librave shkencor, nga më inspiruesit e shekullit të xx “Ç’është jeta?”, ku përmblidheshin një cikël konferencash të mbajtura pranë Trinity Kollege të Dublinit më 1943. Vet Shrëdingeri ka ditur të përmbledhë më mirë se kushdo tjetër, vetëm në pak fjalë, të mirat e difektet e veprës së tij: “Bukuria është e para, pastaj vjen shkenca”. Ky dezajn estetik i Tij, përbën një nga figurat më interesante e të qëndrueshme të projektuara mbi botën e atomeve.

Natyra, për fat të keq, ka ndjekur një rrugë tjetër. Por edhe Paul Dirak ndihet i prekur nga e njejta dobësi: “Nga gjithë fizikanët që kam njohur, kam përshtypjen se Shrëdingeri është ai me të cilin ngjasoj më shumë [….]. mendoj se kjo ka të bëjë me faktin se si Shrëdingeri edhe unë vlerësojmë thellësisht bukurinë matematike, e cila ka qenë dominuese në punën tonë”.

Implikime lidhur me kuptimin e botës nga ana jonë, vazhdojnë të jenë objekt debatesh të vazhdueshëm. Për shumë shkencëtarë, të interesuar kryesisht për anën operative, interpretimet filozofike janë të dorës së dytë, por ka të tjerë që përkundrazi e konsiderojnë këtë si aspektin më të rëndësishëm. Ka pak mundësi që polemika mbi interpretimin e teorisë të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme për Shrëdingerin, por kërkimi i të bukurës në konstruktimin e shkencës nga ana e tij, do të vazhdojë të shërbejë si stimul për brezat e fizikanëve të ardhshëm.

Familja e gjyshes nga nëna, e Shrëdingerit, ka qenë me origjinë anglosaksone. Njera prej tezeve, Minie, tregohet e vendosur që genet e ishullit të saj t’i ruajë edhe në tokën austriake e për këtë arsye, duke i lexuar çdo ditë tregimet nga Bibla e bibliotekës së saj, i mësoi nipit gjuhën e Shekspirit, para se ai të mësonte të shkruante në gjermanisht. Edhe e ëma e kishte bërë si rregull që për një pjesë të kohës, pa asnjë paralajmërim, të flitej vetëm anglisht. Kjo disiplinë e improvizuar, do të rezultojë fatlume mbas disa dhjetra vitesh, kur fara e keqe nacionalsocialiste do të shpërthente në Gjermani e Austri.

“Vërtet, e quajta të detyrueshme të braktisja Vendin ku kisha lindur, por asnjëherë nuk u ndjeva i huaj atje ku shkova “.

Që kur ishte fare i ri, Shrëdingeri provonte pasione të ndryshëm me njeri tjetrin, siç ishte dashuria për teatrin e në mënyrë të veçantë vëniet në skenë të dramaturgut austriak Franc Grillparzer. I pëlqente të koleksiononte libretet e shfaqjeve që shihte dhe të shkruante anash përshtypjet e tij. Babai, jo krejt i bindur, e orientoi në studimin e teorisë së evolucionit, një lëndë e stigmatizuar në shkolla. Mbasi i kishte përpirë të njëmij faqet e librit Origjina e specieve, Shrëdingeri u deklarua “ darvinist entuziast, pa asnjë mëdyshje”.

Në moshën e pubertetit spikati e ardhmja e tij si admirues i seksit femëror. Sado që nuk mund të lëvdohej për të njejtin repertor të Leporelos në admirimin e sukseseve të padronit të tij Don Zhuan, të operës së Mozartit, edhe Shrëdingeri regjistron një listë të gjatë femrash me të cilat ka qenë i lidhur gjatë jetës. Lista ishte e gjatë gati sa ajo e artikujve shkencorë të botuar prej tij. Dashuria e parë, të cilën e dimë të sigurtë, ka qenë motra e mikut të tij më të mirë të shkollës së mesme e cila quhej Lote.

Mbas përfundimit të vitit të fundit të shkollës së mesme, Shrëdingeri e kaloi verën duke numëruar javët e ditët, me padurimin që të fillonte kursin e ri të marrjes pjesë në leksione. Në leksionet e Bolcmanit mbi filozofinë, nuk gjeje vend, dëgjuesit mbasi kishin mbushur sallën, radhiteshin gjer në fillimin e shkallëve. E megjithatë, takimi nuk u materializua kurrë. I përfshirë në trazirën e një trishtimi të fortë, Bolcmani i dha fund jetës pikërisht në fillimin e muajit shtator.

Në artikujt e parë, Shrëdingeri, tregoi virtuozitet matematik që, megjithatë, mbështetej nga një intuitë shkencore ende e parafinuar. Izolimi i Vjenës, qytet i largët me korrentet e radhëve të para, mbas vdekjes së Bolcmanit, ja frenoi pjekurinë pa i ofruar sfida që të vinin në provë kapacitetin e tij në drejtime të ndryshme. Përkundrazi, një sfidë e tjetër natyre, po ja rrëmbente vëmendjen sa rrezikonte të kompromentonte karrierën e sapo lindur. Kërcënimi kishte një emër: Felisie. Në martesat borgjeze, bukuria apo inteligjencia e pretendentëve nuk ndikonin shumë, kështu që nëna e Felisie-së, baronesha Kraus, e kishte të qartë se Ervini nuk ishte në lartësinë e pretendimeve të saj. Me të ardhurat e tij, gati zero, si Privatdocent, me siguri që ai nuk mund të siguronte nivelin e duhur të jetesës së vajzës. I dëshpëruar, Shrëdingeri i kërkon babait ta aktivizojë në tregëtinë e linoleumit. Rudolfi e kundërshtoi me po atë vendosmëri që baronesha ju kundërvu martesës së tij, kështu që akordi i lidhur në mënyrë sekrete midis të dashuruarve u përmbys pa asnjë shpresë për të ardhmen. Ndoshta, zhgënjimi ndaj kësaj dashurie për të cilën qe treguar i gatshëm të sakrifikonte gjithçka, ja zbehu atij entuziazmin për martesën tradicionale, duke justifikuar në këtë mënyrë rrethin equestro (kavaleresk) që do të përbëjë më vonë jetën e tij sentimentale.

Në verën e vitit 1913, universiteti e angazhoi Shrëdingerin në mbledhjen e të dhënave të njërit nga stacionet e instaluar në Sekam, afër Salsburgut. Regjistrimi i gjurmave të radonit në ajër, ishte një mërzitje e jashtëzakonshme, por vendi ndodhej në lartësitë e liqenit Mattsee, i populluar në pushimet verore dhe, Shrëdingeri arrinte të gjente mënyrën për ta hequr mërzitjen, sidomos kur drejtori i projektit e prezantoi me vajzën që kujdesohej për fëmijt’e tij, Anamari Bertel. Kur adoleshentja, vajza e një fotografi të oborrit, takoi profesorin e ri “shumë të paraqitshëm”, regjistrimi i radonit kaloi në plan të dytë. Me sa duket, Shrëdingeri u frenua disi nga diferenca në moshë, prandaj vendosi të presë disa vite, para se të martohet me të.

Ndoshta nën ndikimin e Shopenhauerit, i cili kishte shkruar një përmbledhje mbi fiziologjinë e vizionit mbas vizitës së Goethe në Weimar gjatë të cilës ndoqi me vëmendje eksperimentet optike, Shrëdingeri ju kushtua studimit të perceptimit të ngjyrave, duke u bërë një autoritet në këtë fushë.

Kjo disiplinë si kryqëzim ndërmjet artit e shkencës, me siguri do e tërhiqte interesin poliedrik të shkencëtarit të ri, i cili kërkimet e veta i bazoi mbi ndjesitë dhe jo në të dhënat e rregjistruara nga aparaturat. Artikulli i tij i parë titullohet Teoria e pigmenteve të ndriçueshmërisë maksimale.

Veç punës në laborator, një nga zbavitjet kryesore, në periudhën e sëmundjes së Rudolfit, ishte Anamari Bertel pasioni për të cilën ju shtua deri sa ajo u bë e dashura e tij. Pas Krishtlindjes së trishtueshme, kur varroste të jatin, Shrëdingerit ju ofrua një vend si profesor i jashtëm në Departamentin e Fizikës Teorike të universitit të tij. Rroga megjithatë nuk qe e mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe Ervini që ishte tani tridhjetedy vjeçar, vendosi të martohej e të jetonte i pavarur. Pagesa që fitonte për një muaj Anamaria si sekretare e drejtorit të përgjithshëm të një axhensie sigurimesh kalonte të ardhurat e tij vjetore, një detaj që e bënte të mos ndihej mirë. Ervini e refuzoi ofertën e Vjenës dhe posti i destinuar për të, përfundoi edhe një herë tjetër për mikun e tij Hans Thirring.

Pas një periudhe pjekurie në guackën mbrojtëse të Vjenës, Shrëdingeri, i shtyrë nga nevoja e një stabiliteti ekonomik, filloi një varg transferimesh drejt Gjermanisë së goditur më lehtë se Austria nga inflacioni i pasluftës. Edhe pse motivi kryesor i lëvizjeve ishte paraja, ndryshimi i klimës ndikoi më shumë në punën e tij se sa në kartën e kreditit. Udhëtimi i dha mundësinë të kontaktohej me shkencëtarë të tjerë, më kritik, jashtë rrethit të qetë vjenez. Ju krijua një stimul që e shtyu në radhën e parë të shkencës praktike. Hapin e parë e pati si asistent i Maks Wien

në universitetin e Jenës, në pranverën e vitit 1920. Këtë radhë i trasportonte valixhet së bashku me Anamarinë, e cila ndërkohë ishte bërë gruaja e tij që prej 24 marsit.

Me sa u pa, zjarri i muajit të mjaltit, u shua para përvjetorit të parë të martesës, sipas supozimeve të disave për shkak të sterilitetit të Anamarisë. Të tjerë preferojnë t’ja venë fajin mospërputhjes shumë të dukshme karakteriale midis tyre që, në fillim, nuk binte në sy. Anamaria, pa ndonjë formim shkencor dhe pak e prirë drejt poezisë e filozofisë, preferonte muzikën drejt së cilës Ervini provonte një neveri sekrete, i bindur se në një farë mënyre, kjo gjë kishte favorizuar kancerin e gjirit të së ëmës, e cila shpesh luante në violinë. Në kundërshtim të plotë me dëshirën e së shoqes, nuk lejoi kurrë të futej në shtëpi një pjanoforte. Divorci shfaqej në skenë kohë mbas kohe, por nuk arrinte të konkretizohej asnjëherë. Pak nga pak, ata u bindën se lidhja e tyre nuk do i përgjigjej ndonjëherë idealit romantik, por do mund të ishte perfekte në mënyrën e vet. Vendosën të kapeshin pas komoditetit të martesës borgjeze, një institut me emër të padiskutueshm përsa i përket lehtësisë e efektshëmërisë për ta gjetur pasionin tjetërkund. Të dy provonin aventura, por ktheheshin gjithmonë tek tjetri ku gjenin strehë për tu mbrojtur nga stuhitë sentimentale jashtë çiftit. Ishin miq, bashkëfajtor dhe shokë, por jo sipas modelit të komedisë romantike. Një herë, ajo ju shpreh në konfidencë dikujt prej miqve të përbashkët: “Më kupto drejt, e di se jetohet më lehtë me një kanarinë se me një kal garash shpejtësie, por unë preferoj kalin e garës”. Anamaria nuk e fshehu kurrë admirimin që ndjente për të shoqin dhe nuk ju shmang sakrificave për t’i krijuar një mjedis të rehatshëm e mirëpritës për t’i dhënë mundësinë e përkushtimit ndaj punës. Shrëdingeri pranonte dedikimin e saj me alibinë hindiane: “Objektivi i mashkullit është të ruajë karmën dhe ta zhvillojë atë. Objektivi i gruas është i ngjajshëm, por dallon prej atij të mashkullit: qëndron në krijimin e djepit, si të thuash, që ruan karmën e burrit”. Nuk ka dyshim se Anamaria e ushqeu karmën e tij gjer në atë pikë sa ia lehtësoi edhe ndër të tjera gjëra.

Shrëdingeri kishte dhënë prova të njohurive të tij universale të padiskutueshme, duke korregjuar e zgjeruar më tej punë të shkencëtarëve të tjerë, gati për të gjitha disiplinat që zgjonin vëmendjen e tij, cilësi e admirueshme, por që dukej se konfermonte thënien popullore: “Kush lakmon shumë, mbetet pa gjë”. Në të vërtet, ndër gjithë fushat ku ishte çimentuar, nuk kishte realizuar ndonjë punim të rëndësishëm. Komisioni i Zyrigut i kërkoi Somerfeldit një karakterizim mbi fizikanin vjenez dhe ai e shprehu me pak fjalë: “Një mendimtar i klasit të parë, shumë i konsoliduar dhe kritik”. Në lëvdatën e tij mungonte cilësimi si krijues. Por së fundi peshorja anoi në favor të Shrëdingerit. Gjerësia e regjistrit të tij dukej se i kënaqte të gjithë. Komisioni i seleksionimit vlerësoi në mënyrë të veçantë kërkimet e bëra prej tij në perceptimin e ngjyrave dhe emërimi i tij do t’i hapte rrugë “inaugurimit të konferencave mbi biometrinë, të pritura prej shumë kohe nga biologët”.

Në auditoret e Universitetit të Berlinit, Ervini spikati për dhuntitë e tij si orator, por jashtë leksioneve ju kushtonte pak vëmendje studentëve. Ishte një elokuent individualist, por jo një udhëheqës shkencor i nivelit të Borit, Bornit e Somerfeldit. Ashtu si Ajnshtajni edhe Shrëdingeri qe një gjyetar vetmitar. Veç të tjerash, tërhoqi vëmendjen veshja e tij që sfidonte rregullat tipike prusiane për uniformën e ligjshme të docentëve. Por mënyra e tij e të veshurit, mospërfillëse e spontane, fshihte në fushën e shkencës një konservator i cili nuk ishte më poshtë kolegëve të vet Plank, Ajnshtajn e Von Laue. Në shkurt 1929, bëhet pjesëtar i Akademisë Prusiane të Shkencave. Në moshën 42 vjeçare, ishte akademiku më i ri. Në Berlin lidhi miqësi me Ajnshtajnin. Jo vetëm do të jenë shokë barrikade në luftën kuantike që po përgatitej të shpërthente ndaj brezave të rinj, por demostronin të dy shenja të ngjajshme mospajtimi me atmosferën e ngarkuar me formalizëm të Berlinit.

Për të mbuluar vështirësitë e jetës bashkëshortore, ku përsëri spikatnin momentet e mospajtimit reciprok, Ervini dhe Anamaria, u zhytën në një jetë sociale brilante. Në shtëpinë e tyre, çdo javë festohej “mbrëmja e salciçes vjeneze” dhe ata përqafonin çdo niciativë dëfrimi si ballua me maska e cila e transformoi apartamentin e tyre në Hotelin ΨΨ*(funksioni valor). Edhe qyteti e tundonte Shrëdingerin me ofertat kulturore të shkëlqyera, të cilat i sillnin ndërmend vitet e artë të rinisë së tij në Vjenë. E reja e tashme nuk qëndronte në operat e Franz Grillparzer, por në dramat e Bertold Brehtit. Mund të shkonte në teatër për të parë Marlene Dietrich apo Ruth Berlau, të dëgjonte Lotte Lenya ose të qetësonte cinizmin e tij me këngët e kabareve. Fatkeqësisht, në trotuaret e Berlinit nuk ishte vetëm arti që lulëzonte. Fara e keqe e nacional socializmit po mbillej në çdo lloj terreni dhe nuk vonoi të rritej edhe në kopshtin e profesorëve. Shrëdingeri, nuk ra kurrë në sy për aktivizëm politik ose për impenjime publike, i urrente nazistët. 1 prilli 1933, u deklarua si dita e bojkotimit kombëtar të aktivitetit tregëtar çifut. Vetrinat e dyqaneve u mbuluan me kartela të propagandës që ju bënin thirrje patriotëve gjermanë të mos blinin dhe nëse dikush bënte veshët shurdh ose thjesht nuk i pranonte dispozitat, përballej menjëherë me tepistët në këmisha të errta të vendosur në hyrje të lokaleve, ambulatoreve mjeksore apo studjove legale të avoketëve çifutë. Shrëdingeri u rrebelua ndaj atyre që mbronin këtë shfaqje të turpshme kërcënimesh dhe nazistët u revoltuan me të. Një prej studentëve, e tërhoqi energikisht jashtë turmës dhe e shpëtoi nga ndëshkimi që e kërcënonte.

Mauris, duka i gjashtë i De Brojlëve, kishte arritur të realizonte atë që mund të ëndërronte çdo fizikan eksperimentator: krijimin e një laboratori sipas shijeve të veta, pa u kursyer për shpenzimet. Me pasionin e tij për shkencën, bëri për vehte vëllain më të vogël, princin Luis i cili mbas reflektimesh të gjata në vetmi, papritur më 1923, e pushtoi idea se zbulimi i bërë nga Ajnshtajni më 1905, duhej përgjithësuar duke u shtrirë për të gjitha thërrmijat materiale e veçanërisht për elektronet”. Domethënë, meqë drita është e tillë që manifeston veti korpuskulare edhe elektronet duhet të paraqesin veti valore. Vet De Brojli e shoqëroi hipotezën e tij me një kërkesë për ta verifikuar. Mbasi Ajnshtajni u shpreh në mbrojtje të spekullimeve të De Brojlit, projekti e pati rrugën të lirë.

Thërrmijat janë të përqendruara në pika pa dimension e valët tentojnë të përhapen e të shtrihen gjerë e gjatë në hapësirë, si valët e detit, ose si rrathët që përhapen kur bie një gur në sipërfaqen e pellgut me ujë.

De Brojli e interpretoi valën e lidhur me elektronin si valë që drejton thërrmijën, por sado që një përcaktim i tillë jep një farë ideje intuitive, nuk sqarohet seç tip raporti ka ajo me elektronin. Nuk kishte një ekuacion me anë të cilit mund të llogaritej dinamika e valëve shoqëruese të elektronit.

Këto vështirësi e benin të ndihej si mbi gjemba, me sa duket, fizikanin hollandez Peter Debye, që nga mezi i tetorit 1925, i drejtohet Shrëdingerit në Zyrih: ”Tani, nuk je duke punuar për ndonjë gjë të rëndësishme. Nuk e kuptoj gjithë këtë temë të De Brojlit. Gjeja lidhjen. Shiko nëse arrin të bësh një diskutim interesant lidhur me të”. Shrëdingeri e studjoi veprën e princit francez dhe më 7 dhjetor e komentoi atë në mënyrë të shkëlqyer gjatë një konference. I ulur midis pjesëmarrësve, Debye, nuk qe i kënaqur as këtë radhë. E kritikoi Shrëdingerin se për të folur mbi valët e lidhura me thërrmijat (valët në pronësi), qofshin vibrime të telave të kitarës apo lëkundje presioni të molekulave të ajrit (tinguj) ose rrezatime elektromagnetike, ishte i nevojshëm një ekuacjon vale. E, para se të largohej nga salla e mbledhjes i kërkoi: “Duhet ta gjesh!”. Shrëdingeri e pranoi sfidën e hedhur nga Debye dhe ky gjest shërbeu si shkëndia e parë për atë që do të përbënte kryeveprën e tij.

Krishtlindjen e kaloi në të njëjtin vend turistik të Arosas, ku kishte shkuar katër vite më parë, për një kurë shëndetsore. Gjithë ajo që dihet, eshte se atje ka qene me nje “ish të fejuar nga Vjena”. Të ketë qenë Felisia? Ka pak rëndësi, pavarësisht se cila, ajo frymëzoi një periudhë shkëlqimi krijues, gjatë së cilës Shrëdingeri dha maksimumin e tij. Nëse botonte mesatarisht 40 faqe në vit nëpër revista shkencore, më 1926, e shumëfishoi gati shtatë herë prodhimtarinë duke arritur në 265 faqe Studimet e tij fituan një dimension të ndryshëm

Mbas Krishtlindjeve, rektori i Universitetit e pyeti nëse kishte përfituar të bënte ndopak ski në pjerrësit e Arosas. Përgjigja e Shrëdingerit evitoi aluzionin idilik dhe u mjaftua në fjalët se një seri llogaritjesh e penguan dhe e kishin bërë shumë konfuz. Në konferencën e parë të Vitit të Ri, ju drejtua të pranishmëve me fjalët: ”Kolegu im Debye më bëri të ditur se duhet të kishim një ekuacion valor. E unë e gjeta një të tillë!”.

Vërtet, fizikan i rrallë për thellësinë e qëndrueshmërinë e dijeve, por pa ndonjë rezultat të padiskutueshëm gjer në këtë moment, tani futet në Olimpin e shkencëtarëve të mëdhenj të shekullit XX. Ai nuk e nxorri ekuacionin e tij valor duke u mbështetur në të dhëna eksperimentale dhe as nga ndonjë kuadër teorik koherent, por verbazi, mbështeur në shtytjen e guximshme të intuitës fizike të pastër.

Martesës me Anamarinë, atje në Zyrig, ju hap një kanal i ri i panjohur për ta gjer në atë kohë. Kur ishin gati duke u ndarë, bashkëshortët zbuluan se në disa qoshe të qytetit zviceran kishte mbetur akoma gjallë ai lloj shpirti liberal e antiborgjez dadaizmi i cili kishte shpërthyer pikërisht në kulmin e luftës botërore. Rrethi i ri shoqëror ku ishin futur ishte shumë më tolerant ndaj lidhjeve jashtëmartesore që kohë mbas kohe gjenin shprehje brenda grupit. Simbas matematikanit Herman Weyl, mik dhe dashnor i Anamarisë, Ervin Shrëdinger “e kompletoi punimin e tij të jashtëzakonshëm, mbas pushtimit prej një dashurie të vonuar”. Weyl, duhej ta ketë ditur shumë mirë atë që thoshte sepse ai qe në kontakt të ngushtë me fizikanin austriak e ka kontribuar në kapërcimin e vështirësive teknike të ekuacionit valor. Komenti i tij, megjithatë, i hapi rrugë hamendësive nga më të ndryshmet mbi identitetin e muzës kuantike të Shrëdingerit, por pa sukses. Si për ta shtuar më tej misterin, humbi edhe ditari i Shrëdingerit për këtë periudhë.

Studimet e tij fituan një dimension të ndryshëm. Vërtet, fizikan i rrallë për thellësinë e qëndrueshmërinë e dijeve, por pa ndonjë rezultat të padiskutueshëm gjer në këtë moment, ai futet tani në Olimpin e shkencëtarëve të mëdhenj të shekullit XX. Ai nuk e nxorri ekuacionin e tij valor duke u mbështetur në të dhëna eksperimentale dhe as nga ndonjë kuadër teorik koherent, por verbazi, mbështeur në shtytjen e guximshme të intuitës fizike të pastër.

Ajo që e magjepste Shrëdingerin ishte imagjinimi i bërthamës së atomit të mbështjellë nga “ re ngarkesash elektrike, të cilat vibrojnë në hapësirë e në kohë duke ju bindur urdhërave të Ψ, pa ato kërcime kuantike” misterioze të Bohrit:

Shpallja publikisht e ekuacionit u prit si një lajm i mirë, pothuaj në unanimitet. Planku i deklaroi Shrëdingerit se i kishte lexuar artikujt e tij “si një fëmijë, me padurimin për të dëgjuar zgjidhjen e një enigme që e shqetëson prej shumë kohësh”. Ajnshtajni i priti me një prej shprehjeve të tij lapidare: “Idea për një punim si ky, i vjen vetëm një gjeniu “.

Në një rast, Shrëdingeri i kishte thënë në konfidencë një shkencëtari tjetër: “ Fizika nuk kufizohet në kërkimet vetëm mbi atomin, ashtu si shkenca nuk kufizohet vetëm me fizikën”. Duke ju përmbajtur këtij parimi, nuk i kushtoi shumë përpjekje studimit të matematikës së lartë siç kërkonte protokolli kuantik. Pranoi tu jepte mësime private Ithës e Rosuitha Junger, dy binjakeve katërmbëdhjetë vjeçare, mike të familjes së Anamarisë, që kishin mbetur në provimin e algjebrës. Shrëdingeri e përqendroi vëmendjen mbi Ithan e cila kishte më shumë nevojë për ndihmë. Mësimi kërkon një minimum afrimi reciprok, që në këtë rast i kaloi shumë shpejt kufijtë pedagogjik. Leksionet qenë të suksesshme dhe Itha i kaloi provimet pa vështirësi. Menjëherë mbas mungesës së motivit për tu takuar, Shrëdingeri fabrikoi justifikime të tjera dhe ju përkushtua me gjithë shpirt joshjes së kujdesshme të vogëlushes, që nuk pati kapërcim kufiri deri sa Itha mbushi shtatëmbëdhjetë vite.

Ky flirt i vogël, nuk e shkëputi nga impenjimet profesionale. Më 18 dhjetor të njejtit vit 1926, i hipi anijes në portin Havre për në Shtetet e Bashkuara ku do të ndërmarrë një cikël të lodhshëm konferencash i shtërnguar të bëjë pesëdhjetë takime në tre muaj. E bëri udhëtimin me humor të këndshëm.

Edhe qyteti e tundonte Shrëdingerin me ofertat kulturore të shkëlqyera, të cilat i sillnin ndërmend vitet e artë të rinisë së tij në Vjenë. E reja e tashme nuk qëndronte në operat e Franz Grillparzer, por në dramat e Bertold Brehtit. Mund të shkonte në teatër për të parë Marlene Dietrich apo Ruth Berlau, të dëgjonte Lotte Lenya ose të qetësonte cinizmin e tij me këngët e kabareve. Fatkeqësisht, në trotuaret e Berlinit nuk ishte vetëm arti që lulëzonte. Fara e keqe e nacional socializmit po mbillej në çdo lloj terreni dhe nuk vonoi të rritej edhe në kopshtin e profesorëve. Shrëdingeri, nuk ra kurrë në sy për aktivizëm politik ose për impenjime publike, i urrente nazistët. 1 prilli 1933, u deklarua si dita e bojkotimit kombëtar të aktivitetit tregëtar çifut. Vetrinat e dyqaneve u mbuluan me kartela të propagandës që ju bënin thirrje patriotëve gjermanë të mos blinin dhe nëse dikush bënte veshët shurdh ose thjesht nuk i pranonte dispozitat, përballej menjëherë me tepistët në këmisha të errta të vendosur në hyrje të lokaleve, ambulatoreve mjeksore apo studjove legale të avoketëve çifutë. Shrëdingeri u rrebelua ndaj atyre që mbronin këtë shfaqje të turpshme kërcënimesh dhe nazistët u revoltuan me të. Një prej studentëve, e tërhoqi energikisht jashtë turmës dhe e shpëtoi nga ndëshkimi që e kërcënonte.

Kur e pyetën përse e kishte lënë Gjermaninë, Shrëdingeri ju tha njëherë:” Nuk e duroja bezdinë që më shkaktonte politika”. Një përgjigje e cila mund të duket sipërfaqësore. Më keq, po të merret parasysh se pjesa më e madhe e profesorëve prerferoi të duronte gjendjen e vështirë. As Ervini e as Anamaria nuk ishin çifutë dhe nga regjimi shiheshin me sy të mirë. Shrëdingeri kishte mbushur dyzetegjashtë vite dhe zinte një nga vendet më të mira të ambjenteve akademike kur e la fronin e Berlinit dhe e zëvendësoi atë vullnetarisht me pasigurinë e mërgimit.

Tensioni i jashtëzakonshëm politik e personal të cilit ishte i detyruar t’i nënshtrohej, nuk frenoi dot impulset sentimentale të tij. Lidhja e përhershme me adoleshenten Itha përfundoi me një shtatzani. Ai e inkurajoi ta ruante fëminë edhe pse nuk donte që njohja e atësisë të ndikonte në martesën e tij me Anamarinë. Itha kishte mendime konfuze, e dështoi fëminë dhe lidhja ndërmjet tyre u ftoh së tepërmi. Prirja romantike e Shrëdingerit u spostua nga Hildegunde, gruaja e një miku të vjetër, fizikanit austriak Arthur March, i formuar në Shkollën e Fizikës së Vjenës. Hilda i rezistoi për muaj të tërë rrethimit në Insbruck e Berlin, por më në fund u dorëzua në vendet pitoreske përqark Tirolit të Jugut.

Atje e kishin lënë të takoheshin, në verën e vitit 1933, shkencëtarë të ndryshëm të vendosur ta braktisin Gjermaninë. Para se të ndaheshin e të niseshin nga vjeshta e dimri, sejcili drejt një jete të rrezikshme jashtë vendit, deshën të gëzonin për pak kohë diellin, miqësinë dhe peisazhet shkëmbore të Italisë së veriut. Weil, gruaja e të cilit ishte çifute, do të nisej për në Institute for Advanced Study të Prinstonit, Borni, edhe ai çifut, për Kembrixh. Shrëdingeri kishte gjetur një sistemim të përkohshëm në Magdalen College të Oksfordit. Ata bënë gjithçka për të evituar që retë e zeza të cilat dukeshin në horizont të errësonin edhe të tashmen. Një prej ditëve, Shrëdingeri dhe Hilde u ndanë prej grupit për të bërë një shetitje me biçikletë në rrethinat e Liqenit Garda. Në kthim ajo ishte shtatzënë. Ndër kushtet e vendosura nga Shrëdingeri për tu vendosur në Angli, figuronte edhe një vend si asistent për Arthur March.

Anamaria, Ervini dhe Hilde mbërritën në Oksford më 4 nëntor. Pesë ditë më pas, në hotelin modest ku qenë vendosur, Anamaria pati një telefonatë. Vinte nga redaksia e Times e cila i komunikonte paraprakisht një lajm që një ditë më vonë do të botohej në faqen e parë të shtypit: burrit të saj i kishin dhënë Çmimin Nobel së bashku me Paul Dirak.

Mbas kthimit nga Stokolmi, u vendos një bashkegzistencë e vështirë ndërmjet katër vetësh, ku Shrëdingeri e Hilde, me miratimin e Anamarisë e Athur, kremtuan një martesë të tretë. Anamaria do të kryente rolin e një nëne të dytë të vajzës e cila lindi më 30 maj 1934. E quajtën Ruth Georgie Erica, e rregjistruar në gjendjen civile me mbiemrin March. Vajza, gjer në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, nuk diti se cili ishte babai i saj biologjik, deri sa një ditë në plazh, Ervin i thotë: “ Shikoi këmbët e tua. Janë egzaktësisht si të miat”. Shrëdinger nuk u përpoq t’i fshihte ngjajshmëritë dhe shpejt u përhap fjala në Oksford se ai kishte lidhje me dy gra. Dalëngadalë filloi të mos jetë më i kënaqur me jetën në emigrim. Pavarësisht nga bukuria arqitektonike e Magdalen College, shoqëria brenda mureve të saj nuk po i dukej e tillë. Ndjente mungesën e sistemit universitar gjerman dhe posti i krijuar ex professë për konditat e tij si i mërguar në këtë vend, i jepte ndjesinë se jetonte falë zemërgjerësisë së të tjerëve.

Mbas grushtit të hekurt Itali- Gjermani, Austria nën presionin e Hitlerit iu aneksua Rajhut të Tretë, Në mars 1938, turma e entuziazmuar e bëri të sajin slloganin: “ Ata që kanë të njëjtin gjak i përkasin të njëjtës perandori”. Shumë shpejt, vala e antisemitizmit u shndërrua në vandalizëm. Shkrimtari Karl Zuckmajer, regjizori i Engjellit blu,(1930) ishte dëshmitar i asaj që e përshkruan si hapje e “portave të ferrit”.

Ne Dublin, nëse diçka nuk është e këshillueshme, është e lejueshme. Në Gjermani, nëse diçka nuk është e këshillueshme është e ndaluar. Në Angli, kur eshte e keshillueshme, njerëzit bëjnë atë që duan”

Koment i Shrëdingerit mbi atmosferën toleruese që gjeti në Irlandë.

Në Dublin Shrëdingeri fitoi atë qetësi që pesë vite të shkuara, kishte provuar t’i futej butësisht pas nisjes nga Berlini: “Fakti që një qeveri e huaj më rikthen në gjendje sigurie absolute […..] në moshën pesëdhjetetre vjeçare, më mbush me …..ç’të them, mirënjohje të pafundme për këtë Shtet”. Irlanda e Shrëdingeri simpatizuan njeri tjetrin që në fillim. Një gazetar i revistës Time me një reportazh, përshkruan pak anë të këtij adhurimi: “Mënyra e tij e të folurit, e ëmbël dhe qeshur, buzëqeshja e tij e veçantë janë të papërballueshme. Dublinezët janë krenar që kanë midis tyre një Çmim Nobel”. Shrëdinger, nga ana e tij, mundej të merrte frymë lirisht në një komunitet jo të ndikuar në mënyrë të tepruar nga jeta e tij private.

Në Irlandën neutrale, ashpërsia e Luftës së Dytë Botërore arrin e zbutur. Prestigji i Shrëdingerit e nderon institutin e sapo hapur, ku ai gëzonte autoritetin për të vendosur tërheqjen aty të emrave të shquar si Edington, Dirak, Pauli e Maks Born. Shrëdinger shndërrohet në figurë familjare për dublinezët; vente e vinte gjithmonë me biçikletë si në pikun e diellit dhe në shi. Shtëpia e tij u kthye në qendër plot gjallëri aktivitetesh sociale.

Në Dublin, Shrëdingeri, kërkoi të realizojë më të madhen e të fundit sipëmarrje shkencore: unifikimin e gravietit me elektromagnetizmin, të cilës ju përkushtua për tetë vite, nga 1943 gjer më 1951. Si nxitje shërbeu teoria e gravitacionit të përgjithshëm e Ajnshtajnit dhe strategjia qëndronte në kërkimin e gjeometrizimit të terreneve ku mbizotërojnë elektriciteti dhe magnetizmi.

Kujdesi duhet të jetë proporcional me madhësinë e asaj që je duke bërë, por Shrëdingeri, që po prekte të gjashtëdhjetat, gaboi me besimin e tepruar. I verbuar nga një shpërthim entuziazmi i egzagjeruar, mblodhi gazetarët dhe shpalli krijimin e një teorie të plotë, në të cilën relativiteti ajnshtajnian reduktohej në “thjesht një rast i veçantë”. Ishte i ndërgjegjshëm në ftesën e bërë: “Nëse gabohem do të bëhem qesharak”. Ajnshtajni mbeti i shtangur kur dëgjoi lajmin.

Mbas kësaj grindje të bezdisshme, Shrëdingeri vendosi të kënaqë dëshirën e tij të hershme, t’i dedikojë më shumë kohë dy dashurive të tij të para : filozofisë dhe poezisë.

Materiali për vargje nuk i mungonte se, pavarësisht nga mosha, dipendenza sentimentale nuk i qe pakësuar. Flaka ndizej, si gjithmonë me forcë, për tu shuar pastaj përsëri. Mori me qira një apartament në qendër të qytetit për t’i pasur më të lehta takimet që patën për rezultat dy vajza të tjera të paligjshme, me artisten e aktivisten Sheila May dhe me një vajzë të re irlandeze. Hilde, e pa të arsyeshme se kishte ardhur momenti për tu kthyer në Insbruck me gjithë Arturin.

Shrëdinger, qëndroi gati shtatëmbëdhjetë vite nën qiellin me re të Dublinit. Më 1956 vendosi të ribashkohet me Austrinë. Kthimi i tij u nderua me madhështinë e një feste kombëtare në Vjenë dhe u krijua një katedër veçanërisht për të: Ordiniarius Extra-Status. Ndërsa i atribuoheshin çmime, nderime e lëvdata, pak nga pak ju dorëzua peshës së viteve. Vuante shpesh nga ngacmime në mushkëri dhe një vizitë mjeksore e kujdesshme zbuloi se në alveolet e tij fshihej turbekulozi i vjetër që kishte marrë në Vjenë gjatë vështirësive të mbas luftës. Tani sëmundja ishte intensifikuar për shkak të dobësisë dhe duhanit që pinte në mënyrë të vazhdueshme me pipë, si duhanxhi i papërmirësueshëm. Edhe zemra e arteriet paraqesnin shenja lodhjeje.

Në vitet e jetuara së bashku, Anamaria dhe Ervini ishin takuar me shumë njerëz. Disa prej tyre kishin qenë shumë të afërt për ta, por në rrjedhën e gjatë të dyzet viteve ishte evidente se gjithçka përcaktohej nga kontaktimet në kohë midis tyre. Në periudhat e shkurtëra të largimit shkëmbenin letra plot dashuri, pasqyrë e asaj tërheqje që kishte përcaktuar edhe lidhjen ndërmjet tyre. I madhi dhe paradoksali Shrëdinger, aventurier e konservator i mbylli ditët e tij si don zhuan, duke i bërë deklerata dashurie gruas së tij.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit