01.06.2020 - 12:56
Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.
Ish-kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.
Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kur e arrestuan, gënjeu për..."
DOKUMENTI/ PD nxjerr provën e re për Agim Kajmakun
tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës