MENU
klinika

Hitleri, Musolini, Stalini...

Si ia arrijnë diktatorët, ta gënjejnë përherë popullin?

05.06.2020 - 16:39

        Pse pikërisht ai? Sepse në një moment të caktuar të historisë, një njeri i vetëm, merr pushtetin dhe e ushtron në mënyrë despotike dhe pa kontroll? Gjenerata psikanalistësh kanë rrëmuar në biografitë e Hitlerit, Stalinit e Musolinit në kërkim të shenjave paralajmëruese apo psikopatike që u kanë shpëtuar diagnozave.

Gjithçka e kotë. Tipari i vetëm i personalitetit që duket se kanë të përbashkët diktatorët e mëdhenj të nëntëqindës, nuk ka asgjë patologjike: është aftësia për të komunikuar, pra retorika. Të gjithë qenë oratorë brilantë, shprehnin pikëpamje përrallore dhe projektonin zgjidhje të thjeshta ndaj probemeve komplekse të shoqërisë.

Diktatorëve nuk u shërbejnë aftësi të veçanta. Më e rëndësishmja është të shfaqet njeriu i duhur në momentin e duhur:

kolana e librave

Mëshimi më shumë mbi ndjenjat sesa mbi arsyen: më mirë pasioni sesa koherenca. Në fund të fundit, fjala “dashuri” është përdorur shumë në diktatura (Musolini: “Do të doja që një ditë, italianët të dinin të kujtonin se para së gjithash, i kam dashur”);

Përdorimi i miteve, që kanë një forcë bindëse më të madhe, pasi lëvizin vetëdijen dhe shmangin konfrontimin me realitetin. Hitleri i bëri apel mitit të racës ariane, Musolini atij të romanizmit perandorak;

Falsifikimi i realtetit në mënyrë funksionale, me qëllim që të bëhet e pamundur ndarja e të vërtetës nga e rremja. Në diskutimet e tij, Stalini përhapte ide (false) konspiracionesh kundër revolucionit, që ftonin të bëheshin denoncime anonime.

Joseph Goebbels, ministër i Propagandës i Rajhut të Tretë, teorizonte se “çdo gënjeshtër, në qoftë se përsëritet shpesh, do të transformohet gradualisht në të vërtetë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fjalimi i Hitlerit për SS-të

‘Ky njeri ka nevojë për ilaçe’