MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta kuptoj a kam hipertension?

26.06.2020 - 10:39

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund ta kuptoj a kam hipertension?

Mjeku: Nuk mund ta kuptosh, në fakt. Ajo çka individët duhet të bëjnë, është t’i nënshtrohen kontrollit të herëpashershëm. Mbi moshën 40 apo 50 vjeç individët duhet të drejtohen pranë shërbimeve shëndetësore për ta matur minimalisht tensionin një herë në gjashtë muaj ose dy herë në vit.

Në rast se shihet si domosdoshmëri nga ana e mjekëve, i nënshtrohen analizave më të detajuara si për fundësin e syrit, observimi i enëve të gjakut, eko zemre, shihen veshkat etj. Pra, bëhet një kontroll i përgjithshëm dhe një matje 2-javore, 2 herë në ditë dhe mbahet një grafik nga ku del një mesatare.

Tensioni normal është 12-8 për meshkujt dhe 11-7 për femrat.

Por duke iu referuar intensitetit të jetës OBSH-ja ( Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka pranuar si opsion të përshtatshëm edhe 14 tek meshkujt. Në rast se e kalon normën mbi 14, atëherë patjetër që duhet t’i drejtohen mjekut kardiolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.