MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të llogarisni rrezikun tuaj për diabet?

29.06.2020 - 10:29

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:

Mjeku: njeri në mënyrë shumë të thjeshtë mund të llogarisë vetë rrezikun nëse mund të preket nga diabeti. Janë tetë pyetje dhe për secilën pyetje zgjidhni alternativën që ju përshtatet.

1.Mosha

Më pak se 45 vjeç (0 pikë)
45-54 vjeç (2 pikë)
55-64 vjeç (3 pikë)
Mbi 64 vjeç (4 pikë)
2.Indeksi i masës trupore (IMT)

IMT është vlerësimi i peshës trupore dhe përcaktohet si raporti i peshës mbi gjatësinë në katror (IMT= P/Gj ²). P.sh, nëse gjatesia e një individi është 1.75 m dhe pesha e tij është 80 kg, IMT do të jetë 80 / 1.75 x 1.75 = 26, pra relativisht mbi peshë.

IMT është më pak se 25 pesha është normale (0 pikë)
IMT është 25-30 kemi mbipeshë (1 pikë)
IMT është mbi 30 kemi dhjamosje (3 pikë)
Diabeti3.Perimetri i belit

Sa e keni perimetrin e belit. Ai matet nën kafazin e kraharorit, ku mbarojnë brinjët, (korrespondon me nivelin e kërthizës)

MESHKUJT

Perimetri më pak se 94 cm (0 pikë)
Perimetri 94-102 cm (3 pikë)
Perimetri më shumë se 102 cm (4 pikë)
FEMRAT

Perimetri më pak se 80 cm (0 pikë)
Perimetri më pak se 80-88 cm (3 pikë)
Perimetri më shumë se 88 cm (4 pikë)
4. Aktiviteti fizik

A kryeni çdo ditë të paktë 30 minuta aktivitet fizik?

Po (0 pikë)
Jo (2 pikë)
Diabeti 15. Fruta –Zarzavate

Sa shpesh konsumoni fruta dhe zarzavate?

Çdo ditë (0 pikë)
Jo çdo ditë (1 pikë)
6. Hipertensioni

A e dini se vuani nga tensioni i lartë i gjakut apo merrni mjekim për të?

Jo (0 pikë)
Po (2 pikë)
7. Sheqer i lartë në gjak

A keni pasur ndonjëherë shifra të larta të sheqerit në gjak gjatë kontrolleve shëndetësore në periudha sëmundje apo gjatë shtatzanisë?

Sheqer i lartë në gjak quhet kur niveli i tij në gjak, esëll, është mbi 110 mg/dl.

Jo (0 pikë)
Po (5 pikë)
diabet ushqimi8. Trashëgimia

A keni të afërm të familjes me diabet?

(Vetëm një përgjigje)

Jo (0 pikë)
Po: (gjysh, gjyshe, teze, dajë, hallë, xhaxha ose kushërinj të parë) (3 pikë)
Po: Prindërit, vëlla, motër ose fëmija juaj (5 pikë)
Mbasi keni zgjedhur alternativën që përshtatet me rastin tuaj në fund mblidhen pikët.

Rreziku juaj për diabet tip 2 në 10 vitet e ardhshëm:

Pikët Rreziku
Më pak se 7 pikë I ulët; 1 në 100 persona do të bëhet diabetik
7-11 pikë Lehtësisht i rritur; 1 në 25 persona do të bëhet diabetik
12-14 pikë I mesëm; 1 në 6 persona do të bëhet diabetik
15-20 pikë I lartë; 1 në 3 persona do të bëhet diabetik
Më shumë se 20 pikë Shumë i lartë; 1 në 2 persona do të bëhet diabetik

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.