“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si ta trajtoj dhimbjen kronike?
Mjeku: Dhimbja është tridimensionale: biologjike, psikologjike dhe sociale. Si e tillë kërkon aspet të gjea trajtimi: medikamentoz, psikologjik, psikik, etj. Në këtë aspekt sot duke parë këto dimensione dhe mundësitë teorike dhe teknologjike, është theksuar se implementimi ose futja e metodave të trajtimit të dhimbjes në sistemin shëndetësor do të thotë rritje cilësie shërbimi dhe jete. Klinikt e dhimbjes ofrojnë trajtim të koordinuar prej një ekip mjekësh ku futen: reumatolog, fizioterapistë, infermierë, psikologë dhe punonjës socialë, përkrah mjekëve të tjerë. Vetëm një trajtim multidisilinor mund të arrij të trajtoj me sukses dhimbjen kronike.Në metodat e trajtimit të dhimbjes futen disa elementë, ku përfshihen vlerësimi i dhimbjes, lloji i dhimbjes, mënyra e trajtimit dhe informimi i pacientit mbi dhimbjen.
Metodat e trajtimit mbështet në 2 kolona kryesore: edukimi i të sëmurit dhe trajtimi i oragnit të sëërë. Në parimin farmako-terapeutik, shtylla e parë s’është gjë tjetër veçse vlerësimi dhe intervistimi i të sëmurit. Në këtë mënyrë merren të dhëna mbi dhimbjen dhe mënyrat sesi lehtësohen apo rëndohen smëundjet. Më pas vijnë mënyrat e trajtimit dhe së fundi preparatet, të cilat janë shumë larg. Kjo metodë ka rezultuar e suksesshme në trajtimin e dhimbjeve që nga ato reumatologjike, dhimbjet e kokës deri në dhimbjet e kancerit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.