MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kuptoj a kam infeksion të traktit urinar?

07.06.2020 - 13:05

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të kuptoj a kam infeksion të traktit urinar?

Mjeku: Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:
* Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar
* Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit
* Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët
* Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën)
* Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë
* Urinimi gjatë natës (nikturia)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.