MENU
klinika

Varhelyi mesazh të fortë politikës, iu bën thirrjen urgjente

Situata e tensionuar politike/ “Për të ardhur keq nëse humbet ky moment”

02.06.2020 - 11:30

Reforma Zgjedhore është kthyer në debatin dhe temën më të nxehtë të diskutimit në ditët e fundit. Opozita dhe mazhoranca akoma nuk ka arritur në një konsensus dhe pikë të përbashkët për arritjen e marrëveshjes.

Reagimet nga ndërkombëtarët kanë qenë të shpeshta, ku mesazh e tyre kanë qenë të forta. Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.

kolana e librave

Përmes një mesazhi të shpërndarë në Twitter Varhelyi thotë se është thelbësore arritja e një marrëveshje mes palëve politike. Po sipas tij nëse humbet ky moment është për të ardhur keq.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, thote ai.