MENU
klinika

Dërgon më shumë satelitë interneti

SpaceX rikthehet në hapësirë!

04.06.2020 - 11:18

SpaceX lançoi mbrëmjen e së Mërkure raketën e dytë Falcon 9 brenda 4 ditësh. Kjo raketë përmbante 60 satelitë të rinj të kostelacionit Starlink i cili sjell në total numrin e tyre në orbitë në 480.

Lançimi u bë në Florida ku SpaceX dërgoi në hapësirë astronautët e parë që prej 9 vitesh në kapsulën Dragon duke përmbushur detyrimet komerciale që ka ndaj NASA.

Lançimi i radhës nuk kishte pasagjerë njerëz por disa satelitë që do të përdoren për të ofruar internet broadband. Ato kanë për tu bashkuar satelitëve të tjerë Starlink në orbitën e ulët të Tokës duke formuar një rrjet të internetit me brez të gjerë me lidhje të qëndrueshme dhe shërbim në zona ku rrjetet tokësore nuk janë prezent ose nuk ofrojnë internet të shpejtësisë së lartë.

Fluturimi i radhës përfshinte një sistem të ri dizajnuar për të përmirësuar problemin e dukshmërisë së rrjetit satelitor gjatë natës.

Është instaluar një sistem i cili bllokon reflektimin e dritës së diellit nga sipërfaqet e antenës. Nëse funksionon brenda parashikimeve duhet të përmirësojë ndjeshëm dritën e reflektuar nga satelitët në Tokë. /PCWorld Albanian

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!