MENU
klinika

Në derbin e Manchester, 76 mijë tifozë

Studimi, 37 vetë humbën jetën pas United-City

04.06.2020 - 13:41

Të paktën 37 veta humbën jetën nga Covid-19 menjëherë pas ndeshjes derby në Manchester mes United dhe Cityt. Ky është raportimi që vjen nga The Guardian që së bashku me firmën konsulente Edge Health studiuan shpërthimin e epidemisë në spitalet afër stadiumit “Old Trafford”, aty ku u luajt takimi.

Në derbin e luajtur më 8 mars në Manchester, në stadium ishin 76 mijë tifozë dhe sipas studimit, pas 35 ditësh nga këta kanë humbur jetën 40 vetë, kur 37 të prekur nga Covid-19. Ky studim tronditës tregon se futbolli dhe jo vetëm duhej të ishte ndërprerë më herët në Angli për shkak të pandemisë së tij.

Situata bëhet akoma më komplekse kur mendon se tifozët e Manchester United, të gëzuar pas fitores 2-0, festuan gjithë natën nëpër lokalet e qytetit, teksa me siguri janë infektuar të tjerë persona që edhe pse nuk ishin në stadium.

Një rast i ngjashëm me ndeshjen e Champions League mes Liverpool dhe Atletico Madrid, që u zhvillua më 11 mars, ku sipas një studimi të njëjtë, të paktën 41 persona humbën jetën për shkak të Koronavirusit.

Manchester vjen direkt pas Londrës sa u përket humbjeve të jetëve njerëzore nga Covid-19, me rreth 2 mijë vetë, nga rreth 30 mijë që janë në të gjithë Anglinë. Premier League do të rinisë më 17 qershor me dy ndeshje të prapambetura, ndërsa java 30-të do të luhet më 20 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN