MENU
klinika

Goditjet fatale

Stuhia e fuqishme dëmton një nga 7 mrekullitë e botës!

01.06.2020 - 11:39

Një stuhi vdekjeprurëse që përshkoi një pjesë të Indisë veriore dëmtoi rëndë disa seksione të kompleksit Taj Mahal, përfshirë portën kryesore dhe kangjellat që funksionin nën pesë kupolat e saj të larta, thanë zyrtarët të dielën.

Një nga Shtatë mrekullitë e reja të botës, tërheqja kryesore turistike në Indi është mbyllur që nga mesi i marsit, si pjesë e masave për të përballuar dhe luftuar pandeminë e koronavirusit.

Arkeologu Superintendues i Anketës Arkeologjike të Indisë, Vasant Kumar Swarnkar bëri me dije se nuk kishte asnjë dëmtim në strukturën kryesore të monumentit të dashurisë – ndërtuar nga perandori Mughal Shah Jahan si një varr për gruan e tij të dashur Mumtaz Mahal, e cila vdiq duke lindur në 1631.

Raportet e mediave lokale thanë se stuhitë dhe vetëtimat të Premten vranë të paktën 13 njerëz në dy rrethet Uttar Pradesh. Goditjet fatale të rrufeve janë relativisht të zakonshme gjatë sezonit qershor-tetor.

Vitin e kaluar, të paktën 150 njerëz u vranë nga rrufeja në gusht dhe shtator në shtetin Madhya Pradesh në Indinë qendrore.(AFP)