MENU
klinika

Pandemia Covid-19

Suedia është penduar: Duhet të vendosnim masa të ashpra!

03.06.2020 - 08:27

Epidemiologu shtetëror i Suedisë, i cili qëndron prapa vendimit të këtij vendi, për të mos pasur një izolim gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Për muaj me radhë, Anders Tegnell, mbrojti qasjen e tij si të qëndrueshme, ndërsa kritikoi vendet e tjera për vendosjen e masës së izolimit.

Por, të mërkurën, kur një gazetar i Sveriges Radio tha se shumë njerëz kishin vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend, Tegnell u pajtua.

kolana e librave

Ai më pas tha: “Nëse do të hasnim përsëri të njëjtën situatë, mendoj se do të vendosnim masa në mes të asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës”.

Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për kokë banori nga koronavirusi në botë.

Më shumë se 4,400 njerëz kanë vdekur, ndërsa vendet fiqnje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.