MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë kremoze me qiqra

01.06.2020 - 16:58

Rceta per: 4 persona

Koha e përgatitjes: 15 minuta

kolana e librave

Koha e gatimit: 25 minuta

INGREDIENTËT

  • 200 gram fileto pule
  • 1 qepë të vogël
  • 1 patate mesatare
  • 1 kungull të njomë
  • 1 filxhan çaji me qiqra të ziera (ose të gatshme)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • arrë moskat
  • 2-3 lugë gjelle pana
  • pak vaj ulliri
  • kripë, piper të zi

UDHËZIMET

  1. Fillimisht në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri. Kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël.
  2. Së bashku me qepën i përziejmë derisa mishi të zbardhet dhe qepa të zbutet.
  3. Shtojmë patatet në kubikë të vegjël, kungujt e prerë në kubikë. I përziejmë dhe shtojmë lëngun e perimeve ose të pulës apo ujë të ngrohtë.
  4. Rregullojmë shijen me kripë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë qiqrat dhe i lëmë së bashku të ziejnë dhe për 5 minuta të tjera.
  5. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem duke shtuar pak pana, piper të zi, dhe arrë moskat.
  6. E shërbejmë sipër me pak kubikë bukë të thekur. Ju bëftë mirë!