MENU
klinika

Dokumentari

Sylvester Stallone do të jetë zëri i ‘Rocky’ Balboa

03.06.2020 - 12:12

Sylvester Stallone do të jetë zëri rrëfyes i dokufilmit “40 Years of Rocky: The Birth of a Classic”. E shkruar dhe e drejtuar nga Derek Wayne Johnson, filmi është një backstage e filmit kult të 1976, që bën një analize të personazhit të boksit italo-amerikan, që ka bërë histori në kinematografinë botërore. Stallone, 73-vjec, në atë kohë ishte një aktor pothuajse i panjohur dhe ishte vetë ai që ka shkruar skenarin e Rocky.

Përveçse shkroi skenarin ai ishte edhe protagonist, në rolin e personazhit, që e bëri boksierin Robert në ‘Rocky’ Balboa një ikonë të kinemasë botërore.

Filmi i realizuar me shumë pak para dhe i drejtuar nga regjisori John G. Avildsen, u bë një fenomen dhe fitoi tre çmime Oscar. Stallone hyri në historinë e kinemasë, si mashkulli i tretë pas Charlie Chaplin dhe Orson Welles, që kishte marrë nominime në Oscar si për skenarin dhe aktor në të njëjtin film.

Që atëherë janë realizuar plot 7 pjesë, ku më e fundit është Creed II’ e 2018 me Michale B. Jordan. “40 Years of Rocky: The Birth of a Classic” do të dalë në platformat dixhitale iTunes/AppleTv dhe Amazon në 9 qershorin e ardhshëm.