MENU
klinika

Përfaqësues të SHBA monitorojnë procesin

Tahiri prej 3 orësh në Gjykatë, paraqet mbrojtjen prej 138 faqesh

11.06.2020 - 13:13

Prej 3 orësh vijon seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për ish- ministrin e brendshëm Saimir Tahirin i cili ka paraqitur dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Seanca gjyqësore do të vijojë edhe më tej pasi do të flasin avokati Maksim Haxhia, si dhe ish- drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela që është i akuzuar bashk me Saimir Tahirin.

Ndërkohë Prokuroria mbetet e palëkundur në akuzat dhe dënimin për Saimir Tahirin. Procesi ndërkohë monitorohen nga përfaqësues amerikanë nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Më 28 Maj, gjyqi u shty pasi Tahiri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur. Kujtojmë që gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN