01.06.2020 - 17:00
INGREDIENTËT
- 4-5 patëllxhanë
- 400 gr fileto pule
- 1 qepë
- 80 gr djath kaçkavall i butë
- pak vaj ulliri
- kripë dhe piper të zi
- Beshamel
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 2 gota qumësht
- kripë dhe piper të zi
- Arrë moskat
UDHËZIMET
- Pastrojmë patëllxhanët. I presim në 2 gjysma për së gjati, vijëzojmë tulin e patëllxhanit me majën e thikës.
- E spërkasim me pak kripë dhe vaj, i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturë 220 gradë Celsius për 25-30 minuta.
- Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqim fileton e pulës të prerë në feta e spërkatim me pak kripë dhe piper të zi.
- E pjekim deri sa filetot të zverdhen pak nga të 2 anët. Në po atë yndyrë që skuqëm filetot shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sa të bëhet transparente.
- Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, e trazojmë miellin sa të zbardhet. Shtojmë qumështin pak nga pak deri sa të na formohet një salcë beshamel e lidhur, e lëmë të vlojë pak dhe fikim zjarrin.
- Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Presim filetot e pulës në kubik të vegjël. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me një lugë gërryejmë komplet tulin e patëllxhanëve dhe i japim atyre formën e varkës.
- Tulin e patëllxhanëve e coptëtojmë me thikë ose me majën e gërshërës së ushqimeve. Shtojmë tulin e patëllxhanit tek qepa dhe i përziejmë bashkë.
- I transferojmë në një tas ku do të shtojmë edhe mishin e pulës dhe 4-5 lugë gjelle beshamel. I përziejmë mirë dhe në këtë mbushje mbushim patëllxhanët e më pas i vendosim në një tepsi.
- Mbulojmë mbushjen me beshamel, spërkasim patëllxhanët me djathë kaçkavall që shkrin dhe vendosim tepsinë në furrë me tepmeraturë 220 gradë Celsius për 15 minuta. Shijojeni!