MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me patëllxhanë të mbushur me mish pule

01.06.2020 - 17:00

Receta per: 4 persona

kolana e librave

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

INGREDIENTËT

  • 4-5 patëllxhanë
  • 400 gr fileto pule
  • 1 qepë
  • 80 gr djath kaçkavall i butë
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi
  • Beshamel
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 gota qumësht
  • kripë dhe piper të zi
  • Arrë moskat

UDHËZIMET

  1. Pastrojmë patëllxhanët. I presim në 2 gjysma për së gjati, vijëzojmë tulin e patëllxhanit me majën e thikës.
  2. E spërkasim me pak kripë dhe vaj, i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturë 220 gradë Celsius për 25-30 minuta.
  3. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqim fileton e pulës të prerë në feta e spërkatim me pak kripë dhe piper të zi.
  4. E pjekim deri sa filetot të zverdhen pak nga të 2 anët. Në po atë yndyrë që skuqëm filetot shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sa të bëhet transparente.
  5. Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, e trazojmë miellin sa të zbardhet. Shtojmë qumështin pak nga pak deri sa të na formohet një salcë beshamel e lidhur, e lëmë të vlojë pak dhe fikim zjarrin.
  6. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Presim filetot e pulës në kubik të vegjël. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me një lugë gërryejmë komplet tulin e patëllxhanëve dhe i japim atyre formën e varkës.
  7. Tulin e patëllxhanëve e coptëtojmë me thikë ose me majën e gërshërës së ushqimeve. Shtojmë tulin e patëllxhanit tek qepa dhe i përziejmë bashkë.
  8. I transferojmë në një tas ku do të shtojmë edhe mishin e pulës dhe 4-5 lugë gjelle beshamel. I përziejmë mirë dhe në këtë mbushje mbushim patëllxhanët e më pas i vendosim në një tepsi.
  9. Mbulojmë mbushjen me beshamel, spërkasim patëllxhanët me djathë kaçkavall që shkrin dhe vendosim tepsinë në furrë me tepmeraturë 220 gradë Celsius për 15 minuta. Shijojeni!