Jezusi dhe Profeti Muhamet nuk janë thjesht të dërguarit e Qiellit siç besojnë miliarda vetë, por ata janë në radhë të parë përsonazhe historikë që ndryshuan botën. Jezusi me mësimet e tij ishte një figurë revulucionare që ndryshoi qytetërimin perëndimor ndërsa Muhameti në vitin 622 i dha botës Islamin, kur ai udhëtoi drej Mekës.
Duke u mbështetur nga rendi kronologjik historik le të fillojmë së pari me Jezu Krishtin. Si e ndryshoi historinë ai?
Në pranverën e vitit 36 ps.K, një mësues u soll në gjyq para Poncit Pilat, guvernatori provincial i provincës romake të Judesë.
Ky mësues ishte akuzuar për blasfemi nga vetë populli i tij, popullin hebre i Jerusalemit, të cilët kërkuan vdekjen e tij. Pilati e kuptoi se akuzat kundër këtij njeriu – Joshua Ben Jusufi, një rabin (shkollar hebre që studionte ligjet hebreje), ishin bërë nga xhelozia.
Në vitin 6 ps. K, një përfaqëuses nga Judeja kishte ardhur tek Augusti, perandor i Romës, duke kërkuar që populli i tyre të aneksohej zyrtarisht nga Perandoria Romake.
Zona kishte kohë që ishte nën dominimin romak, por romakët kishin shmangur aneksimin e saj, sepse rajoni ishte shumë i vështirë për t’u qeverisur.
Megjithatë, Judeja ishte një nyje strategjike në sistemin e mbrojtjes në Lindjen e Mesme Romake, Augusti ra dakord. Menjëherë, u urdhërua të mbahej regjistrimi i popullsisë nga guvernatori i Sirisë.
Të gjithë qytetarët e Judesë duhet të ktheheshin në qytetet e tyre të lindjes për t’u regjistruar.
Sigurisht, siç e dimë, një marangoz me emrin Jozef u kthye në qytetin e lindjes, Betlehem, ku gruaja e tij priste një fëmijë.
Nënpunësi civil përgjegjës për regjistrimin e tyre i shpjegoi se Maria duhej ta lindte foshnjën e saj në këtë qytet më pas mund të shkonin nga qyteti prej të cilit kishin ardhur.
Pastaj Jozefi dhe familja e tij u kthyen në Nazaret, ku Jezusi u rrit, edhe pse nuk dimë pothuajse asgjë nga fëmijëria e tij. Jeta e Jezusit vjen nga të katër Ungjijtë- Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Ku Ungjilli i Lukës është më i sakti nga ana historike.
Apostulli Pjetër, një nga ndjekësit e parë të Jezusit na tregon se si Jezusi u paraqit para tij në Detin e Galilesë dhe e thirri Pjetrin që ta ndiqte atë.
Ndërsa udhëtonin së bashku përgjatë misionit të tyre, Jezusi predikonte nëpër sinagoga, duke e shfaquar veten në pozicionin e farisenjve (anëtarë të një sekti antik hebre), dhe ofroi faljen e mëkatit për ata që erdhën tek ai për shërim.
Gjithnjë, farisenjtë e panë rabinin e ri si kërcënim. Mesazhi i Jezusit – se mbretëria e Perëndisë i përkiste të varfërve – u interpretua si një thirrje për një revulucion social midis farisenjve dhe saducenjve (edhe një sekt hebraik) të pasur pro-romakë.
Për popullin hebre, Pashkët gjithmonë sillnin me vete ndjenjën se një ditë Izraeli do t’i dëbojë romakët dhe do t’i kthehet në statusin e tij si një komb i madh sovran.
Për të siguruar që të mos shpërthenin revolta, guvernatori romak gjithmonë udhëtonte për në Jerusalem për Pashkë me një grup të vogël ushtarësh. Kur Jezusi u soll përpara qeveritarit nga Sinedri (këshilli i lartë hebre), Pilati refuzoi ta ekzekutonte atë për blasfemi.
Por Sinedri insistoi, dhe turma i kërkoi që Jezusi të vritet. Një ushtar romak, duke dëshmuar guximin e Jezusit në kryq, bëhet i pari që e shpall këtë njeri si birin e Perëndisë.
Që nga ajo kohë, mesazhi i Jezusit ka transformuar jetën e miliarda njerëzve, në botë që Romakët nuk e dinin kurrë se ekzistonin. Fjalët e një mësuesi të thjeshtë që bëjnë jehonë në korridoret e kohës dolën të jenë më të fuqishme se legjionet e Romës, më të qëndrueshme se perandoria e Çezarit.
Po Profeti Muhamet? Cili ishte kontributi në histori?
Fjalët arabe të Muhamedit ishin të bukura, ishin ritmike. Këto recitime nga Perëndia… janë kaq të bukura sot, bukuria e Kuranit mbërthen të gjithë ata që janë në gjendje ta lexojnë atë por mbi të gjitha ta dëgjojnë atë.
Le ta fillojmë historinë tonë të Muhamedit në datën 16 korrik të vitit 622. Në këtë ditë, Muhamedi planifikoi dhe realizoi udhëtimin e tij në Hegira – nga vendlindja e tij, Meka, për në qytetin fqinj të Medines.
Ai nuk e bëri këtë sepse ai kishte frikë për jetën e tij, por sepse kishte frikë se ai mund të vritej përpara se të përhapte mesazhin që Allahu i kishte zbuluar atij.
Muhamedi lindi në vitin 570 në një familje të njohur në Mekë. Në moshën e tij të re, ai u përfshi në tregtinë e karvaneve dhe ishte tregtar mjaft i suksesshëm. Përmes tregtisë së karvaneve, Meka ishte bërë një qëndër tregtare mjaft dinamike në Gadishullin Arabik.
Gadishulli ishte gjithashtu në qëndër të interesit të dy superfuqive të mëdha të kohës, Romës dhe Persisë. Gadishulli Arabik u nda në një numër territoresh fisnore dhe
vendbanime. Feja e praktikuar ishte politeiste, me çdo qytet ose fis që adhuronte hyjnitë lokale.
Meka vetë kishte një faltore të madhe fetare: një gur të madh të zi që quajtur Kaaba. Muhamedi, megjithatë, kishte mësuar rreth fesë monoteiste në udhëtimet e tij dhe u tërhoq nga ideja e përkushtimit për një Perëndi të vërtetë.
Një natë, Muhamedi pati një vizion të engjëllit Gabriel, i cili i tha atij ai ishte zgjedhur nga Perëndia që të ishte një profet dhe se ai duhet të përhapë të vërtetën përfundimtare të Perëndisë që do t’i zbulohej atij. Kur u kthye në shtëpi, ai filloi t’u fliste anëtarëve të familjes së tij për zbulesat që i ishin shfaqur.
Tre vjet më vonë, Muhamedi filloi në mënyrë serioze shpalljen e besimit të tij tek publiku. Disa u impresionuan nga bukuria e gjuhës së tij nga mënyra se si lexonte zbulesat, por të tjerë rezistuan.
Nga 622, armiqësia ndaj Muhammedit ishte përhapur në Mekë dhe ai u detyrua të shkonte në Medinë. Hegira u bë fillimi i historisë për botën myslimane. Në Medinë, ai u mirëprit, jo vetëm si një profet por si ndërmjetës midis fiseve konkurruese.
Që nga ajo kohë, ai filloi të zbulojë aftësi të jashtëzakonshme si një diplomat dhe një gjeneral. Lufta shpërtheu mes Medinës dhe Mekës, por nga 630, Muhamedi ishte në gjendje për t’u kthyer në Mekë dhe kryejë atë që do bëhet i njohur si i pari pelegrinazh i vërtetë në besimi i Islamit.
Kur ai vdiq dy vjet më vonë, si rezultat i aftësive të tij diplomatike, i gjithë Gadishulli Arabik e kishte pranuar besimin e Islamit dhe e kishte gjetur unitetin politik dhe ushtarak.
Muhamedi e la pasardhësin e tij, Abu Bakrin, për të përhapur fenë islame-me shpatë nëse ishte e nevojshme. Në vitet pasuese, myslimanët dukeshin se po zgjeronin edhe besimin e tyre ashtu edhe pasurinë e tyre duke pushtuar perandoritë në rënie të Romës dhe Persisë.
Në 636, në një lumë të quajtur Jarmuk pranë kodrave të Golajtit, ushtritë e Bizantine grumbullohen kundër myslimanëve, por pas ditëve beteje, muslimanët arritën një fitore vendimtare. Perandori Herakli ia dorëzoi të gjithë Sirinë forcave muslimane.
Gjatë 20 viteve të ardhshme, këto forca pushtuan territoret që shtriheshin nga India në Spanjën veriore dhe krijoi një besim të përbashkët, një gjuhë të përbashkët dhe një ligj të përbashkët në të gjithë perandoria e tyre e madhe.
Ende sot, ai besim udhëheq jetën morale dhe shpirtërore e më shumë se dy miliard njerëzve, dhe akoma ka prej atyre që besojnë se Shtëpia e Islamit është në një luftë të vazhdueshme me të “pafetë”.